Autobusët e Mitrovicës nuk po hynë fare në stacion për shkak të pagesave

Mitrovica

Autobusët e Mitrovicës nuk po hynë fare në stacion për shkak të pagesave

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 21:20
Stacioni i autobuseve

Stacioni i Autobusëve vazhdon të jetë vend i pakënaqësive ditëve të fundit. Edhe pas protestave, vendimeve, e shumë debateve ende vazhdojnë parregullsitë e kompanive të autobusëve.

Ani pse Menaxhmenti i Autobusëve ditë më parë kishte reaguar lidhur me pagesat e biletave, një vendim i tillë ka filluar të zbatohet, ku madje udhëtarët duhet të paguajnë 10 centë taksë.

E ditëve të fundit autobusët nuk po hynë fare në stacion, sipas koordinatorit të ndërrimit në  Stacionin  e Autobusëve, Hasim Zeneli, një gjë e tillë po ndodh pikërisht për shkak të pagesave ku sipas tyre kombit ilegal po ua marrin udhëtarët.

Mes tjerash Zeneli tha se pikërisht mos respektimi i vijës të udhëtimit ndodhë me autobusët e Mitrovicës

Një gjë të tillë kanë pohuar vetë udhëtarët të cilët thonë se kjo po ndodh pikërisht për shkak të pagesave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat