Kamberi ka shpalosur programin e LDK-së për arsim

Mitrovica

Kamberi ka shpalosur programin e LDK-së për arsim

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 10:37
Fushata, LDK

Kandidati për Kryetar të Mitrovicës nga LDK, z. Safet Kamberi, mbrëmë në një takim me punëtorët e arsimit ka shpalosur programin e LDK-së për arsim. 

Ndër të tjera ai ka njoftuar të pranishmit se në kuadër të tetë (8) prioritetet e qeverisjes tonë, prioriteti nr. 2 është “Mitrovica qytet universitar më arsim në funksion të kërkesave të tregut” ku parashohim:

Rregullimi i  infrastrukturën në tërësi përreth Kampusit Universitar në Mitrovicë, në mënyrë që ai vend të jetë një qendër universitare e cila do të gjenerojë zhvillim dhe hapje të bizneseve të reja në shërbim të studentëve;

Image

Në katër shkollat e mesme do të ketë sigurim fizikë që do të ofrojë siguri të plotë për të gjithë nxënësit;

Në secilën lagje do të ketë kënde të lojërave për fëmijë;
Ndërtimi i bibliotekës së qytetit (objekti ku aktualisht është QKMF-ja do të ri destinohet për bibliotekë të);
Trajnime dhe rikualifikime për të gjithë mësimdhënësit që ta avancojmë nivelin e mësimdhënies dhe do të vendosim koordinatorët e cilësisë në secilën shkollë;
Daljet emergjente nëpër shkolla në raste emergjente për evakuimin e nxënësve dhe personelit;
Hidrantet e ujit për fikjen e zjarreve;

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat