Digjen dy automjete në Mitrovicë

Mitrovica

Digjen dy automjete në Mitrovicë

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 09:09
Veturat e djegura

Dy automjete janë djegur mbrëmë pas mesnatës, përkatësisht rreth orës 3:30 në rrugën ‘Lola Ribar’ në veri të Mitrovicës, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz, bëjnë të ditur burime të Kp.

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, pasi që në vend ngjarje është gjetur një shishe që dyshohet të ketë qenë me benzinë.

 Deri tani nuk dihen pronarët e këtyre automjeteve, si dhe as autorët dhe motivet e këtij akti. 

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat