Befason PDK, kjo është kandidatja për kryetare të Mitrovicës

Mitrovica

Befason PDK, kjo është kandidatja për kryetare të Mitrovicës

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 10:58
Valdete Idrizi

Valdete Idrizi është kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Idrizi, e cila ka thënë që zyrtarizimi i kandidaturës do të bëhet gjatë ditës së sotme.

Valdete Idrizi më parë ishte anëtare e FER-it, ndërsa pas shuarjes së kësaj partie aktivitetet e saj i ka zhvilluar si pjesë e shoqërisë civile.

Idrizi në vitin 2016 ka fituar çmimin ndërkombëtar për paqe “The WIFTS Peace Award 2016”. Ajo ka qenë edhe fituese e parë e Çmimit për Guxim, të ndarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit në vitin 2008 edhe Çmimin tjetër për Paqe, që i është ndarë nga federata evropiane “Optimist Internacional”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat