IQ-to-Link zgjerohet edhe në Mitrovicë

Mitrovica

IQ-to-Link zgjerohet edhe në Mitrovicë

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 14:18
Arban Abrashi

Kompania gjermane IQ-to- Link pas suksesit të treguar ne Prishtinë dhe në Prizren ne fushën e telekomunikimit, sot beri hapjen e qendrës se re edhe në Mitrovice, ku të pranishëm ishin ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ministrja për Dialog Edita Tahiri, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, Rreze Duli, drejtuese e Agjensionit për Zhvillimin Rajonal Veri (AZHVR) dhe pjesëmarrës të tjerë.

Jens Reichenbach, kryeshef ekzekutiv i Kompanisë gjermane “IQ-to-Link GmbH”, fillimisht prezantoi misionin e kompanisë duke i cilësuar si shumë të suksesshme qendrat ku aktualisht operojnë, ai theksoi se Mitrovica nuk do të jetë qyteti i fundit i aktivitetit të kësaj kompanie, por pritet që shumë shpejtë të  zgjerohen edhe në qytetet e tjera të Kosovës.

Në fjalën e tij ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, dha një falënderim të veçantë për dy partnerët gjerman, ku theksoi që veprimtaritë e tilla janë shumë atraktivë për të rinjtë kosovarë, dukë përfituar kështu njohuri të reja dhe njëkohësisht po ndikojnë në zhvillimin ekonomikë të vendit tonë.

Image

Kjo kompania gjermane, në Mitrovicë ka punësuar gjithsej 60 punëtorë, njohës të mirë të gjuhës gjermane, polake, çeke, holandeze dhe  angleze, ndërkohë pritët që në të ardhmen numri i të punësuarve të rritët deri në 120.

Kompania IQ-to-Link synon që gjatë viteve 2017 – 2018 në Kosovë të punësojë rreth 400 punëtorë, me të cilët do t’u ofrojë mbështetje konsumatorëve në gjithë Evropën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat