Një ndërtesë është kapluar nga flakët sonte rreth orës 22:00 në rrugën "Filip Vishnjiq" në veri të Mitrovicës, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
Burime të KP bëjnë të ditur se njësitet e zjarrfikësve dhe policia kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të evakuojnë më shumë se 20 familje .
Sipas këtyre burimeve, dyshohet se shkaktar i këtij zjarri ka qenë një bombolë e gazit e cila ka eksploduar në njërën prej banesave në katin e dytë.