Koshtovasit të kënaqur me punën e pushtetit lokal në Mitrovicë

Mitrovica

Koshtovasit të kënaqur me punën e pushtetit lokal në Mitrovicë

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 13:23
Pamje nga takimi

Në organizim të OJQ “Me Dorë në Zemër”, në fshatin Koshtovë të Komunës së Mitrovicës, është mbajtur një takim i banorëve me drejtuesit komunal, në të cilin është biseduar për problemet aktuale në fshat zgjidhjen e tyre dhe caktimin e prioriteteve. Në takim ishin të pranishëm kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe drejtorët e administratës komunale, Besnik Beka e Egzon Jashari, si dhe një numër i madh banorëve të fshatit.

Takimi është mbajtur në kuadër të projektit “Prioritetizimi i brengave të qytetarëve dhe evokimi për zgjidhjen e tyre tek zyrtarët komunal në Mitrovicë”, projekt ky që financohet nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zura e BE-së në Kosovë dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur.

Kryetari i fshatit Haxhi Salihu, pasi falënderoi  kryetarin Bahtiri dhe bashkëpunëtorët e tij për pjesëmarrje dhe organizatorin, tha se takimi është më se i mirëseardhur, sepse është një moment i mirë për të vlerësuar gjendjen aktuale në fshat, të arritura, problemet dhe sfidat me ët cilat po ballafaqohen banorët, si dhe për ët shtruar kërkesat reale dhe caktimi n e prioriteteve për zgjidhjen e tyre.

Ishte vlerësim unanim i kryetarit të fshatit Salihu dhe të gjithë pjesëmarrësve në diskutim, se për një kohë të gjatë Koshtova ishte lënë pas dore nga qeverisjet e mëparshme lokale, kështu që problemet e fshatarëve ishin grumbulluar dhe jeta e tyre në fshat ishte vështirësuar.

Mirëpo, diskutuesit vlerësuan se vetëm me ardhjen në pushtet të kryetarit aktual Agim Bahtiri, gjendja në fshat filloi të ndryshoj për të mirë, pasi që aty Komuna filloj realizimin e projekteve të ndryshme dhe sidomos në rregullimin e infrastrukturës rrugore.

“Për këto më pak se katër vjet, që kur në krye të Komunës ka arhur kryetari Agim Bahtiri, në fshatin tonë është investuar shumë më tepër sa në gjithë periodën e pas luftës dhe në kohën e komunizmit, duke i tejkaluar kështu premtimet e bëra lidhur me fshatin tonë”, thanë kryetari i fshatit dhe diskutuesit tjerë.

Ata numëruan më pastaj projektet e suksesshme në asfaltimin e rrugëve në të gjitha lagjet, pastaj mbështetjen projekteve tjera të komunës për fermerët, përgatitjen për prurjen e ujësjellësit etj.

Mirëpo, kryetari i fshatit Salihu, tha në vazhdim se Koshtova  ka ende nevojë për rregullimin e disa rrugëve të tjera, ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës magjistrale, ndërtimin e kanalizimit, ndërtimin e një ambulance etj.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, falënderoi organizatorin e këtij tubimi dhe banorët e Koshtovës për pjesëmarrje në të, duke thënë se vetëm kështu mund vlerësohet gjendja reale në fshat, angazhimi i pushtetit lokal për zgjidhjen e problemeve dhe caktimi i prioriteteve.

“Me ardhjen time në krye të Komunës, kam vendos që prioritet t’i jap përmirësimit të jetës së qytetarëve në fshat, duke u krijuar atyre mundësi dhe kushte më të mira për jetë normale. Në këtë drejtim kam punuar shumë dhe kam investuar në të gjitha fshatrat e Komunë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ndërtimin e kanalizimeve dhe duke realizuar edhe projekte të tjera me rëndësi për qytetarët”, tha ai.

Kryetari Bahtiri ju th banorëve të tubuar se vetëm në fshatin e tyre, gjatë këtij mandati ka asfaltuar gjashtë kilometra rrugë, ka pru gypat për ujësjellës pothuaj në tërë fshatin, ku uji do të arrij shumë shpejtë. Ai tha se do të shkoj të realizoj edhe disa projekte të vogla, pasi që buxheti tashmë është caktuar se në cilat projekte duhet realizuar.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe infrastrukturë, Besnik Beka në diskutimin e tij, i njoftoi banorët për problemet që kanë lindur gjatë realizimit të projektit të ujësjellësit për fshatin e tyre.

Ai tha se ka qenë i detyruar që të bëjë disa ndryshime në projekt, të cilat janë në përfundim e sipër, duke bërë ët ditur njëkohësisht se gjysma e fshatit do të ketë ujë ëpr pije deri në gjysmën e muajit të ardhshëm, ndërsa pjea tjetër pak më vonë, për shkak se duhet kryer edhe disa punë.

Pas diskutimeve të shumta e të frytshme, banorët caktuan prioritetet sa i përket realizmit të projekteve në fshatin e tyre. Ato ishin përfundimi i ujësjellësit, ndërtimi i trotuarit, ndërtimi i kanalizimit dhe zgjidha e problemit të deponisë së mbeturinave, e cila po ua vështirëson jetën banorëve për shkak të kundërmimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat