Në sheshin e qytetit “Mehë Uka” të Mitrovicës, të enjten është mbajtur takimi garues në pikturë i nxënësve të shkollave të mesme të Mitrovicës.
Drejtorit i Galerisë së Arteve të Mitrovicës, Shefqet Abrazhda, tha se ky takim është vazhdimësi e aktiviteteve të Galerisë së Arteve të këtij qyteti. “Si zakonisht aktivitetet tona ndërthuren me një bashkëpunim të shkëlqyer të DKA-së të komunës së Mitrovicës dhe në mbështetje të kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri dhe nënkryetarit Faruk Mujka”, tha Abrazhda.
Vlen të theksohet se gjatë këtij aktiviteti pati interesim të madhe të qytetarëve të Mitrovicës, të cilët ishin të interesuar t’i shohin nga afër punimet e nxënësve të bëra me kryesisht me laps dhe me ngjyra.
Qytetarët shprehen kënaqësinë për aktivitete të këtilla, të cilat, siç thanë, gjallërojnë jetën kulturore-artistike të qytetit tonë.
Në fund të takimit për të gjithë pjesëmarrësit u ndanë mirënjohje si dhe certifikata për paraqitje në nivel të lartë artistik.
Çmimi i parë iu dha nxënësit Erion Berisha, me çmim të dytë u nderuan Narcisa Imeri dhe Arbresa Hajdari, ndërsa me çmimin e treta juria nderojë Endrit Ismailin dhe Medie Merovcin.