Kurti premton hapjen e urës në Mitrovicë

Mitrovica

Kurti premton hapjen e urës në Mitrovicë

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 13:05
Tubimi i Vetëvendosjes në Mitrovicë

(E plotësuar) - Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë fushatës zgjedhore që ka mbajtur sot në Mitrovicë, ka thënë se me Vetëvendosjen ura në Mitrovicë do të hapet dhe qyteti do të bashkohet.

Ai theksoi se shpërbërja e Jugosllavisë ka nisur në Trepçë, ndërsa Kosova do të bëhet përmes Trepçës. Sipas tij, me Qeverinë e Vetëvendosjes pas 11 qershorit do të bëhen ndryshime rrënjësore në të mirë të qytetarëve në shumë fusha, duke përfshirë këtu edhe Trepçën.

Kurti potencoi se qeveria e Vetëvendosjes do të ketë prioritet punësimin dhe sigurinë e qytetarëve në veri.

Kurti: Zhvillimi i Kosovës bëhet përmes Trepçës

“Trepça nuk është vetëm krenaria jonë për të kaluarën, por edhe shansi ynë për të ardhmen. Shpërbërja e Jugosllavisë ka nisur në Trepçë, zhvillimi i Kosovës bëhet përmes Trepçës. Nuk mund të flasësh për Mitrovicën pa e menduar zhvillimin e Trepçës, dhe nuk mund të flasësh për Trepçën pa e menduar bashkimin e Mitrovicës. Lëvizja Vetëvendosje e ka dijen dhe vullnetin, energjinë edhe planin për t’i bërë këto të dyja, zhvillimin e Trepçës edhe bashkimin e Mitrovicës”, ka thënë Kurti.

Për më tepër ai u zotua se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të bëjë pazare me strukturat e Serbisë, derisa i ka bërë thirrje qytetarëve që në ditën e zgjedhjeve të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Kurti: Më 11 qershor votoni Vetëvendosjen

“Qeveria në ikje ka lejuar që urat të bëhen mur, qeveria e Vetëvendosjes edhe muret do t’i bëjë ura. Bashkimin e Mitrovicës ne nuk e duam kundër serbëve, apo për inat të tyre, ndarjen e Mitrovicës e la Millosheviqi dhe nuk mund të lejojmë trashëgimia e tij të gjallërojë në Kosovë. Qeveria e VV nuk bën pazare me strukturat e Serbisë dhe nuk lejon kurrfarë krimi as politik e as ekonomik. Ne nuk i ngatërrojmë serbët me Serbinë. Serbët dhe Serbia për neve janë dy gjëra të ndryshme. Më 11 qershor mos votoni për urithët e nëntokës, por për Lëvizjen Vetëvendosje e cila Mitrovicën do ta bëjë Mitrovicë të luanëve të nëntokës, Mitrovicë të punëtorëve e Minatorëve, të Trepçës dhe të bashkimit”, ka thënë Kurti.

Kurse, kryetari i VV-së, Visar Ymeri ka thënë se Mitrovica është plaga e Kosovës që më së shumti pezmaton.

Image
Kryetari i VV-së, Visar Ymeri

Ymeri: Strukturat paralele do të shuhen

“Mitrovica është ajo plagë në trupin e Kosovës, e cila më së shumti na pezmaton. Në çdo vizitë këtu e ndjej më shumë shpresën dhe forcën e qytetarëve të Mitrovicës për ta kaluar këtë gjendje dhe për ta shëruar këtë plagë, për ta bërë Kosovën bashkë të zhvilluar e të fuqishme. Me planin e Vetëvendosjes për Mitrovicën strukturat paralele do të shuhen, kriminelët e strukturave paralele do të arrestohen, shqiptarët do të kthehen të jetojnë në pronat e tyre, në pjesën veriore të Mitrovicës nuk do të ketë kolonizim nga Serbia, por do të ketë vendbanime e banesa për shqiptarët dhe qytetarët. Me Lëvizjen Vetëvendosje do të ndërpritet kolonizimi I Mitrovicës dhe do të fillojë bashkimi dhe zhvillimi i saj”, tha Ymeri.

Në këtë tubim folën edhe Aida Dërguti, kryetari i VV-së në Mitrovicë Faruk Mujka, Fidan Ademi e Vlora Haxhimehmedi, të cilët thanë se nuk ka shtet dhe drejtësi në Kosovë pa e bashkuar Mitrovicën. Sipas tyre, me votën për Vetëvendosjen më 11 qershor, do të arrihet drejtësia, demokratizimi dhe zhvillimi i Kosovës.

Kurti: Me Vetëvendosjen, ura në Mitrovicë do të hapet e qyteti do të bashkohet

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë fushatës zgjedhore që ka mbajtur sot në Mitrovicë, ka thënë se me Vetëvendosjen, ura në Mitrovicë do të hapet e qyteti do të bashkohet.

Kurti ka thënë se shpërbërja e Jugosllavisë ka nisur në Trepçë, ndërsa, Kosova do të bëhet përmes Trepçës.

“Sot Mitrovica e ka papunësinë më të madhe në Kosovë, mirëpo më 11 qershor Mitrovica dhe qytetarët e saj e kanë mundësinë ta ndryshojnë këtë gjendje”, tha ai.

Sipas tij,  me Qeverinë e Vetëvendosjes pas 11 qershorit do të bëhen ndryshime rrënjësore në shumë fusha, duke përfshirë këtu edhe në Trepçë, në të mirë të qytetarëve.

Ai potencoi se qeveria e VV-së do të ketë prioritet punësimin dhe sigurinë e qytetarëve në veri.

Kurse, kryetari i VV-së, Visar Ymeri ka thënë se Mitrovica është plaga e Kosovës që më së shumti na pezmaton.

“ Njerëzit këtu janë për plotë shpresë, andaj ta bëjmë shtetin e Kosovës të fuqishëm e të zhvilluar më 11 qershor. Ndarja e Mitrovicës nuk është fatkeqësi natyrore por është tradhti, ka përgjegjës të cilët shëtisin të lirë, madje edhe kërkojnë votën .. janë të njëjtit tradhtarë që deshën Zajednicën dhe po e mbajnë Mitrovicën të ndarë. Vetëvendosje e ka në plan të parë bashkimin e Mitrovicën, strukturat paralele do të shuhen dhe do të arrestohen, ndërsa do të shtrihet sovraniteti në mbarë territorin e Kosovës”, tha ai.

Ndërsa, Aida Dërguti tha se nuk ka shtet dhe drejtësi në Kosovë pa e bashkuar Mitrovicën.

“Me votën e VV më 11 qershor ne do të sjellim drejtësinë, demokratizimin dhe zhvillimin e Kosovës", ka thënë ai.

Vetëvendosje në Mitrovicë premton se do ta rivitalizojë Trepçën

Vetëvendosje ka mbajtur një tubim zgjedhor në qytetin e Mitrovicës, ku ishte i pranishëm kandidati për kryeministër, Albin Kurti, si dhe kandidatë për deputetë.

Në këtë tubim, mitrovicasve iu është drejtuar kandidatja për deputete, Vlora Haxhimehmedi, e cila fjalën e saj e ka filluar duke rikujtuar rëndësinë e Trepçës për ekonominë e Kosovës.

Haxhimehmedi premtoi rivitalizimin e këtij gjiganti ekonomik nëse Vetëvendosje do të qeverisë me vendin. Ajo kërkoi mobilizim për fitore.

“Që kjo fitore të vuloset, duhet mobilizuar një pjesë e madhe dhe fuqishme e popullit tonë. Kjo pjesë e popullit ka fatin e vendit në dorë, Edhe pse, jo gjithnjë është e vetëdijshëm për këtë fuqi të madhe që ka”, tha Haxhimehmedi.

Ajo tha po ashtu se VV është e përkushtuar për të drejtat e barabarta të gruas në shoqëri, me ç’rast tha se qeverisja e VV-së mundëson pushim 12 mujor të lehonisë,hapjen e 150 çerdheve të reja në gjithë vendin, banesa sociale e shtesa për fëmijë, si dhe sigurimin e punës dhe mbrojtjen në punë.

“Le të punojmë së bashku dhe të vendosur në këto pak ditë që kanë mbetur, që 11 qershori të kthehet në një festë të madhe, për Mitrovicën, për Kosovën, për mbarë kombin shqiptar”, tha ajo.

Në tubimin zgjedhor të mbajtur në Mitrovicë, qytetarëve iu është drejtuar edhe nënkryetari i Mitrovicës, kryetari i Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në këtë qytet dhe kandidati për deputet, Faruk Mujka.

Ai tha se dita e 11 qershorit lirisht mund të konsiderohet ditë referendumi, me ç’rast ka thënë se fitorja e VETËVENDOSJE! i jep fund gjendjes së rëndë në këtë qytet,

“Mitrovicë është qyteti i vetëm në Kosovë që ka më pak banorë se para luftës, shkallën më të lartë të papunësisë, dhe numrin më të madh të qytetarëve me ndihmë sociale”, ka thënë Mujka gjatë këtij tubimi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat