Asfaltohen edhe dy rrugë të tjera në fshatin Kqiq të Madh të Mitrovicës

Mitrovica

Asfaltohen edhe dy rrugë të tjera në fshatin Kqiq të Madh të Mitrovicës

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 16:01
Kqiq Madh

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka marrë pjesë në fillimin e asfaltimit të rrugës së “UÇK-së, në Lagjen e Muhagjerëve, në fshatin më të madhe të komunës së Mitrovicës, Kqiq  Madh.

Kryetari Bahtiri ju tha banorëve të lagjes se vetëm gjatë këtyre mujave të ketij viti, kemi asfaltuar rreth 30 rrugë, në qytet, paralarje të qytetit dhe fshatra.

“Ne për këtë vit kemi pas prioritet ndërtimin e infrastrukturës rrugore, si në qytet, ashtu edhe në paralagjet e tij dhe nëpër fshatra. Deri tash kemi asfaltuar e kubëzuar dhjetëra rrugë dhe do të vazhdojmë me këtë tempo. Këto rrugë kanë qenë të planifikuara për ndërtim qysh vitin e kaluar. Nuk janë këto rrugë të fushatës, sepse ne nuk e kemi ditur atëherë se do të ketë zgjedhje të parakohshme, por janë rrugë sepse ne me politikat tona jemi pranë qytetarëve dhe në shërbime të tyre”, tha ai.

Rruga që filloi së asfaltuari, është e një gjatësi prej 542 metra, gjerësi 4.5 metra dhe trashësi të asfaltit prej tetë centimetrash. Ajo bënë pjesë në kuadër të projektit prej rreth 300.000 euro për ndërtimin e rrugëve në këtë fshat.

Po ashtu, kryetari Bahtiri inspektoi edhe rrugën e asfaltuar para dy ditësh në pjesën tjetër të këtij fshati në gjatësi prej rreth 900 metra, e cila po ashtu bënë pjesë në kuadër të të njëjtit projekt, që realizohet me para të buxhetit komunal.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat