FSK dhe Komuna e Mitrovicës ndihmuan familjet në nevojë

Mitrovica

FSK dhe Komuna e Mitrovicës ndihmuan familjet në nevojë

Më: 19 maj 2017 Në ora: 19:32
Ndihma

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në bashkëpunim me Drejtorinë e Integrimeve Evropiane  dhe Mirëqenies Sociale, drejtuar nga Qazim Nimani, drejtor, kanë shpërnda ndihma për familjet me kushte të renda ekonomike. Vlera  e përgjithshme e ndihmës është 3.630 euro, kurse familjet në nevojë kanë përfituar shumën me paketime ushqimore prej 60 euro.

Parat që u janë ndarë skamnorëve, janë nga aktiviteti i humanitar “Vrapo me FSK”, aktivitet   i cili  është mbajtur ditë  më parë .

Toger Fitore Fazliu tha se ky  aktivitet humanitar është bërë tani  traditë e organizimeve brenda FSK-së dhe ka për qëllim të promovojë gatishmërinë e pjesëtarëve të saj dhe qytetarëve  për bamirësi.

Ajo tha se   po ndihet mjaft e lumtur që po  i jepet  mundësia që me mjetet e siguruara nga qytetarët tanë po ua lehtëson sado pak jetën familjeve që kanë nevojë për mbështetje.

Në anën tjetër drejtori i Integrimeve Evropiane dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Nimani, u shpreh të jetë falënderues për këtë iniciativë tejet të rëndësishme të FSK-së për të ndihmuar familjet në nevojë nga komuna e Mitrovicës.

Ai falënderoj drejtuesit e FSK-së dhe pjesëtarët tjerë për organizmin e ndihmave, duke premtuar njëkohësisht se komuna do të vazhdoj bashkëpunimin edhe me të tjerët   për organizimin e aktiviteteve të këtilla bamirëse.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat