Agim Bahtiri avancohet në parti

Mitrovica

Agim Bahtiri avancohet në parti

Më: 6 maj 2017 Në ora: 22:38
Agim Bahtiri

Kryetarit të Komunës së Mitrovicës nga sot edhe zyrtarisht i janë shtuar përgjegjësitë. Agim Bahtiri është emëruar sot nënkryetar i Aleancës Kosova Re (AKR) në nivel të përgjithshëm.

Bahtiri, i cili është në përfundim të mandatit të tij si kryetar në komunën e Mitrovicës, pritet që të rikandidojë sërish për të parin e kësaj komune. Ai përveç postit të kryetarit të Mitrovicës ka mbajtur edhe postin e kryetarit të degës së AKR-së në Mitrovicë.

Në mbledhjen e sotme të Aleancës së Kosovës së Re, Bahtiri është avancuar në njërin nga postet më të larta të partisë. Ish-biznesmeni nga Mitrovica së bashku me Labinot Tahirin, Korab Sejdiun dhe Albena Reshitaj janë zgjedhur sot nënkryetarë të kësaj partie.

Bahtiri, si një ish-biznesmen i ishte futur politikës si kandidat i AKR-së për kryetar të komunës së Mitrovicës, kishte arritur të shkaktonte befasinë më të madhe në zgjedhjet lokale në Kosovë të vitit 2013.

Vëmendjen më të madhe në fushatën zgjedhore Bahtiri e kishte marrë nga premtimet për ndërtimin e fabrikave dhe punësimin e qytetarëve të komunës së Mitrovicës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat