Vrasësi i Ermal Kamberit ende në arrati

Mitrovica

Vrasësi i Ermal Kamberit ende në arrati

Më: 6 maj 2017 Në ora: 14:36
Ermal Kamberi, 23 vjeçari që ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur më vrasjen e Ermal Kamberit, 23 vjeçari që ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë.

Kamberi sipas policisë që u qëllua me armë gjatë mbrëmjes së kaluar në një lokal në Mitrovicë vdiq nga plagët e rënda rreth orës 23:00.

“I dyshuari ka shtënë me armë zjarri në një lokal ku ka plagosur viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, i njëjti është dërguar për tretman mjekësorë në QKUK” .

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet policore relevante, ku kanë gjetur një pistolet dhe tri gëzhoja”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast ende është në arrati.

“Personeli mjekësorë ka konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë rreth orës 23:00. Trupi i pa jetë me urdhër të prokurorit është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion. Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive si dhe janë në kërkim të personit të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat