Lokalet në Mitrovicë do të mbyllen për Ermal Kamberajn

Mitrovica

Lokalet në Mitrovicë do të mbyllen për Ermal Kamberajn

Më: 6 maj 2017 Në ora: 12:39
Lindrit Misini, pronari i ëmbëltores “Misini Sweets” ka bërë thirrje që lokalet në Mitrovicë të mbyllen në shenjë protestimi gjatë varrimit të të riut Ermal Kamberi

Shokët e zanatit të Ermal Kamberajt, të vrarit mbrëmë në Mitrovicë pritet të mbyllim lokalet në shenjë proteste.

Pas vrasjes së mbrëmshme të Ermal Kamberajt në Mitrovicë në lokalin që ai e menaxhonte, një nismë për kundërshtim të kësaj vrasjeje më mbyllje lokalesh ka ardhur në rrjete sociale nga kolegë të profsionit të Kamberit.

Lindrit Misini, pronari i ëmbëltores “Misini Sweets” ka bërë thirrje që lokalet në Mitrovicë të mbyllen në shenjë protestimi gjatë varrimit të të riut Ermal Kamberi.

“Të gjitha lokalet në qendër të Mitrovicës do të solidarizohemi me vdekjen e Ermalit. Na do t’i mbyllim lokalet nga ora 16 e 30 e deri në përfundim të vorrimit”, tha Misini për kallxo.

Lindrit Misini vlerësoi lart të vrarin Kamberaj.

“Ermali edhe për ne, edhe për qytetin ka qenë shembull”, tha Misini.

Ermal Kamberaj vdiq mbrëmë në QKUK, pasi u qëllua në lokalin “Check In” të Mitrovicës, të cilin e menaxhonte.

Avni Zahiti, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës tha për se ende nuk ka të arrestuar për vrasjen e Ermal Kamberajt, ndërsa konfirmoi se hetimet janë duke vazhduar.

“Viktima ka vdekur si pasojë e tre plumbave të marrë. Në lokal janë shkrepur vetëm tre plumba”, tha Zahiti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat