Formohet komisioni për vlerësimin e kontratave për shfrytëzimin e hapësirave përreth Qendrës së Kulturës

Mitrovica

Formohet komisioni për vlerësimin e kontratave për shfrytëzimin e hapësirave përreth Qendrës së Kulturës

Më: 27 mars 2017 Në ora: 13:04
Mbledhja e radhës të Bordit të Drejtorëve

Në mbledhjen e radhës të Bordit të Drejtorëve, kryesuar nga nënkryetari i komunës, Faruk Mujka dhe në prani edhe të nënkryetarit për komunitete, Eroll Zekeria dhe drejtorëve të drejtorive komunale, është shqyrtuar vetëm një pikë shumë e rëndësishme e rendit të ditës, e që kishte të bëjë me shfrytëzimin e hapësirave dhe pronave të komunës nga individë të ndryshëm,  por të cilët kanë krijuar obligime të mëdha financiare ndaj komunës që nuk i përmbushin.

Kësaj radhe konkretisht ishte fjala për pronarët e bizneseve që i ushtrojnë në hapësirat dhe pronat komunale përreth dhe brenda Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”.

Të gjithë diskutuesit ishin të njëzëri se pushtetarët para këtij mandati, me pronarët e këtyre bizneseve kanë lidhur kontrata të joligjore, me të cilat i është shkaktuar dëm i madh pronës komunale, përkatësisht komunës.

Në kontratat joligjore ish drejtuesit e komunës që i kanë nënshkruar ato, përveç që e kanë dëmtua komunën duke parapa kompensim tejet të ultë për pronën apo hapësirën e shfrytëzuar, kishin parapa edhe mundësinë që pronarëve të ju pranohen investimet e bëra në ato hapësira.

Këtë mundësi, u tha në takim, ata e kanë shfrytëzuar duke i tej fryrë ato dhe duke e dëmtuar rëndë buxhetin komunal, pasi që pothuaj të gjitha në këtë mënyrë ju kanë ikur obligimeve. Madje ka të tillë që edhe në të ardhmen nuk do të paguajnë asgjë komunës, pasi që kinse kanë investuar shumë mjete në rregullimin e hapësirave.

Sidoqoftë, me propozimin e nënkryetarit Mujka, anëtarët e Bordit u pajtuan që të formohet një komisioni nga përfaqësuesit e drejtorive përkatëse, që të verifikojnë gjendjen aktuale dhe të identifikojnë të gjitha shkeljet ligjore dhe të tjera, në mënyrë që shfrytëzuesit e këtyre pronave dhe hapësirave të mos e dëmtojnë më interesin publik dhe atë të komunës, por të fillojnë të paguajnë obligimet e krijuara reale, apo t’u ndërpriten menjëherë kontratat për shfrytëzim të këtyre hapësirave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat