Shefja e Diplomacisë së BE-së, Mogherini u takua edhe me drejtuesit e komunës së Mitrovicës

Mitrovica

Shefja e Diplomacisë së BE-së, Mogherini u takua edhe me drejtuesit e komunës së Mitrovicës

Më: 4 mars 2017 Në ora: 16:06
Federica Mogherini, Mitrovica

Gjatë vizitës që i bëri qytetit të Mitrovicës, shefja e Bashkimit Evropian (BE)  për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, është takuar me  Kryesuesin e  Kuvendit të Komunës, Bislim Imeri dhe nënkryetarin e komunës, Faruk Mujka.

Kryesuesi Imeri me këtë rast, pasi i uroj mirëseardhje, në emër të komunës,  Kuvendit të Komunës dhe të qytetarëve të Mitrovicës, falënderoj   shefen  e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, që në kuadër të  vizitave në Ballkanin Perëndimor,  zgjodhi edhe qytetin e Mitrovicës për ta vizituar.

Po ashtu, kryesuesi Imeri falënderoi zonjën Mogherini edhe për ndihmën e deritashme që BE-ja i ka dhënë Mitrovicës në aspektin financiar dhe në veçanti ju falënderua për kontributin dhe investimin e dijes dhe eksperiencës së saj në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Mitrovicë, Kosovë dhe rajon.

Zonja Mogherini falënderoj kryesuesin Imeri dhe nënkryetarin Mujka për fjalët dhe vlerësimin  që i bënë asaj, duke shtuar  njëkohësisht se do të vazhdoj interesimin e saj për të ndihmuar Mitrovicën dhe bashkëpunimin me drejtuesit e komunës, me të cilët tha se do të ketë edhe takime të tjera.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat