Mitrovicë: Policia konfiskon armë, arreston dy persona

Mitrovica

Mitrovicë: Policia konfiskon armë, arreston dy persona

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 13:59
Mitrovicë

Dy persona janë arrestuar dhe u janë konfiskuar armë dhe narkotikë në qytetin e Mitrovicës.

Lajmin e ka bërë të ditur Zëdhënësi i policisë për Mitrovicë, Avni Zahiti i cili tha se konfiskimi dhe arrestimi u bë në banesën e të dyshuarve.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e së dielës, teksa të arrestuarit i përkasin moshës 39 dhe 19 vjeçare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat