Kryetari i Komunës Agim Bahtiri, ka pritur të mërkurën një Delegacion nga Grupi Britanik i Unionit Ndërparlamentar

Mitrovica

Kryetari i Komunës Agim Bahtiri, ka pritur të mërkurën një Delegacion nga Grupi Britanik i Unionit Ndërparlamentar

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 16:52
Takimi i Bahtirit

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, priti sot një delegacion të Grupit Britanik të Unionit Ndërparlamentar nga Londra, në përbërje nga Martin Vickers, Nick Dakin, Andrew Rosindell, Baroness Barker dhe Earl of Sandwich Member. Në takim i pranishëm ishte edhe drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Komunës, Nasuf Aliu.

Kryetari Bahtiri falënderoj mysafirët për vizitën dhe Qeverinë e Britanisë së Madhe për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për Kosovën e Mitrovicën dhe qytetarët e saj. Fillimisht kryetari Bahtiri, i njoftoj të pranishmit me gjendjen aktuale në Mitrovicë, duke vlerësuar se situata e përgjithshme tani është e qetë dhe pa problem të mëdha, falë para së gjithash kontributit të qytetarëve të cilët kanë treguar maturi dhe gatishmëri për të ruajtur paqen e sigurinë, si dhe e angazhimit të drejtuesve e strukturave komunale, por edhe të institucioneve tjera të vendit e ndërkombëtare, që kanë qenë në mbështetje të qytetarëve. 

“Duke qenë se unë vije nga fusha e biznesit, isha i vetëdijshëm se zhvillimin ekonomik dhe njohin mirëqenia sociale janë më se ët rëndësishme për të pas një situatë stabile, jam angazhuar në këtë drejtim dhe kemi arritur rezultate që nuk janë për tu nënçmuar.

 Kjo ka ndikuar që edhe incidentet ndëretnike të shënojnë rënie drastike që nga ardhja ime në krye të komunës, e që gjithsejtë ishin vetëm shtatë sosh”, tha kryetari Bahtiri. Sa i përket çështje së murit në veri të qytetit, ai ju tha mysafirëve se tani ky problem është zgjidhur dhe se situate nuk ka eskaluar falë qëndrimit të drejtë të qytetarëve dhe punës që drejtuesit e komunës kanë bërë me ta, për t’iu shmangur incidenteve.

 Shefi i delegacionit Martin Vicker, fillimisht falënderoj kryetarin Bahtiri për pritje, derisa shprehu dëshirën që shumë shpejtë të zgjidhen problemet e Mitrovicës dhe që qytetit t’i kthehet name që dikur ka pas. “Ju përgëzoj që keni ardhur nga Holanda për të zhvilluar vendin tuaj, Ju uroj suksese në punë dhe nuk dyshoj se me këtë entuziazëm që keni do ta ringjallni biznesin këtu. Është e vërtetë se kur ka kushte të mira për investime, si dhe siguri të mjaftueshme në vend, atëherë investitorët vijnë dhe investojnë dhe nuk dyshoj që një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejt këtu.

 Qyteti i Mitrovicës do të zhvillohet edhe më shumë”, tha ndër të tjera Martin Vicker, shef i delegacionit. Po ashtu të pranishmit ishin të interesuar edhe për kushtet e shëndetësisë në qytetin e Mitrovicës, ku kryetari Bahtiri i njoftoj ata që spitalet në Mitrovicë në një të ardhme të afërt do të ofrojë shërbime edhe më gjithëpërfshirëse se që janë tani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat