Mujka: Personat që protestuan kundër rrënimit të murit, janë njerëz të porositur

Mitrovica

Mujka: Personat që protestuan kundër rrënimit të murit, janë njerëz të porositur

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 19:30
Serbët mbrëmë në Mitrovicë

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka thënë se zhvillimet e fundit kanë bërë që situata në Mitrovicë të jetë e ndierë.

Mujka, ka theksuar se personat që kanë protestuar kundër rrënimit të murit në Mitrovicë, nuk janë qytetarë të zakonshëm që banojnë në atë pjesë.

“Ne kemi informata se janë njerëz të porositur”, ka thënë ai. “Ne kemi kërkuar nga qytetarët që të jenë vigjilentë dhe gjakftohtë. Nuk është koha e konfliktit. Çdo tensionim i situatës nuk është në dobi të qytetarëve të Mitrovicës”.

Ai ka thënë tek “Info Box” se muri është çështje e brendshme e Kosovës dhe se kjo temë nuk duhet të diskutohet në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat