Avni Zahiti: Gjendja në Mitrovicë është e qetë

Mitrovica

Avni Zahiti: Gjendja në Mitrovicë është e qetë

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 18:50
Avni Zahiti

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se gjendja paraqitet e qetë në këtë qytet.

Ai në Info Box të RTV Dukagjini, ka theksuar se gjithçka është në suaza normale, duke shtuar se “kamerat e vendosura në afërsi të murit janë duke u mirëmbajtur nga njësia përkatëse”.

“Të gjitha këto kamera janë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, në Mitrovicën e Jugut. Mund të them se gjithçka është në suaza normale dhe në kuadër të planifikimeve tona angazhuese”, ka shtuar Zahiti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat