Edhe mitrovicasit solidarizohen me Ramush Haradinajn

Mitrovica

Edhe mitrovicasit solidarizohen me Ramush Haradinajn

Më: 24 janar 2017 Në ora: 17:20
Halit Barani, kryetar i Qendrës Rajonale të KMDLNj në Mitrovicë

Edhe në Mitrovicë është hapur ekspozita “Mos e harroni të kaluarën, nëse dëshironi një të ardhme të ndritur”, në të cilën janë ekspozuar krimet barbare të paramilitarëve, policëve dhe ushtarëve erb gjatë luftës së fundit.

Ekspozita e hapur në qendër të qytetit të Mitrovicës, ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm të qytetarëve dhe gjatë kohës sa ishte e hapur, nga ora 12:00 deri në ora 16:00, atë e kanë shikuar qindra qytetarë që kalonin aty afër.

Ekspozita është hapur në mbështetje të Ramush Haradinajt dhe është iniciuar nga autori i saj, Halit Barani, kryetar i Qendrës Rajonale të KMDLNj në Mitrovicë, në bashkëpunim me Esat Pecin, kryetar i Degës së AAK-së në Mitrovicë.

Autori Barani, tha se janë  ekspozuar 113 fotografi të fëmijëve, grave, të moshuarve e të tjera, që dëshmojnë krimet më monstruoze që kanë bërë gjatë luftës së fundit serbët në komunën e Mitrovicës.

“Ekspozita ka për qëllim tërheqjen e vëmendjes së opinionit edhe njëherë për veprat monstruoze të kriminelëve serbë në Mitrovicë, për t’i treguar botës së janë serbët ata që vranë fëmijë, gra, pleq e burra të pafajshëm e jo shqiptarët që mbrojtën pragun e shtëpisë, lirinë dhe trojet e tyre. Edhe Ramushi me shokë të tjerë mbrojtën lirinë dhe Kosovën, të cilën e masakruan kriminelët serbë, andaj edhe është tërësisht i pafajshëm dhe padrejtësisht po mbahet peng në Francë. Janë kriminelët serbë ata që duhet të arrestohen dhe të japin përgjegjësi për krimet e bëra. Ramushi duhet të lëshohet menjëherë nga autoritete franceze për tu kthyer në Kosovë”, tha ai.

Kryetari Degës së AAK-së në Mitrovicë, Esat Peci, tha se hapja e ekspozitës u bë për të parë qytetarët edhe njëherë se çka kanë bërë serbët ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë dhe në Mitrovicë.

“Krime në Kosovë kanë bërë serbët. Ramushi dhe UÇK-ja kanë e kanë mbrojtur popullatën nga krimet serbe dhe kanë luftuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.   Ne me këtë rast kërkojmë nga autoritetet e Republikës së Kosovës dhe të gjitha shtetet demokratike e liridashëse në botë, që të angazhohen për lirimin e Ramushit dhe për mos arrestimin e luftëtarëve tanë në bazë të urdhër arresteve të shtetit kriminal të Serbisë”, tha ndër të tjera Peci.

Edhe qytetarët që shikuan fotografitë e ekspozuara, ishin të indinjuar me veprimet e autoriteteve të shtetit të Francës për ndalimin e Haradinajt mbi bazën e fletarrestimit të lëshuar nga serbët që kanë bërë krimet më të rënda në Kosovë. Ata thanë se mbështesin të gjitha aktivitete që do të organizohen ën shenjë ët solidarizimit me heroin e luftës Ramush Haradinaj dhe presin që ai të kthehet sa më parë në Kosovë. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat