Ka disa ditë që në shtëpitë shqiptare në lagjen “Kroi i Vitakut” në Mitrovicën Veriore kanë probleme me rrymën.
Janë rreth pesëmbëdhjetë familje shqiptare në këtë lagje që kanë këtë problem.
Ndërprerja sipas banorëve erdhi pas djegies së kabllove në dy shtylla elektrike.
Ata kërkuan ndihmë në kompaninë përgjegjëse për furnizim me energji elektrike, KEDS por kompania iu tha se lagjja e tyre është kompetencë e serbëve të veriut.
Në këtë situatë kur nuk dinë se kujt t’i drejtohen, këta po kërcënojnë se nuk do japin përgjegjësi për veprimet e tyre nëse së shpejti nuk rregullohet problemi.