Bizneset në Mitrovicë përgatiten për vendosje në Zonën Industriale në Frashër

Mitrovica

Bizneset në Mitrovicë përgatiten për vendosje në Zonën Industriale në Frashër

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 18:00
Mitrovica

Kryetari komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim, Nasuf Aliu, kanë takuar rreth 20 përfaqësues të bizneseve që kanë përfituar nga komuna tokë për ndërtimin e objekteve afariste në Zonën Industriale në Frashër, në mesin e të cilëve pati edhe biznesmenë nga Turqia.

Kryetari Bahtiri dhe drejtori Aliu i kanë njoftuar biznesmenët që do të investojnë ën kapacitete prodhuese-shërbyese me punët që po bëhen në ndërtimin e infrastrukturës në këtë zonë.

Po ashtu, ata ju kanë thënë pronarëve të bizneseve se të gjitha shërbimet komunale janë të obliguara që për bizneset që kanë nevojë të rregullojnë dokumentacionin e nevojshëm për fillimin e ndërtimit të objekteve dhe funksionalizimit të tyre, të kryejnë shërbime me prioritet dhe pa i vonuar procedurat.

“Të gjitha procedurat, duke filluar nga shpallja e tenderëve për rregullimin e infrastrukturës së zonës, pastaj ndarja e pronës komunale për biznese, si dhe lëshimi i dokumentacionit përkatës dhe kryerja e shërbimeve të tjera publike për përfituesit e pronës komunale në Frashër, janë zhvilluar dhe do ët zhvillohen në mënyrën më transparente të mundshme”, tha kryetari Bahtiri.

Nq vazhdim kryetari Bahtiri i ka lutur të gjithë biznesmenët që nëse gjatë rregullimit të dokumentacionit të nevojshëm për leje ndërtimi, leje pune e të tjera, hasin në ndonjë parregullsi, neglizhencë, apo ndonjë dukuri tjetër negative, të paraqiten menjëherë në zyrën e tij, në mënyrë që të marrin masa konkrete disiplinore dhe ligjore ndaj bartësve të parregullsive apo ndonjë dukurie tjetër negative.

Të gjithë përfaqësuesit e bizneseve përfituese të pronës komunale në Frashër, që ishin të pranishëm në takim, i thanë kryetarit Bahtiri se administrata komunale është në nivelin e duhur dhe se shërbyesit publik janë sjellë në mënyrë shumë profesionale dhe efikase kur është fjala për kryerjen e obligimeve që kanë ndaj palëve dhe në veçanti me pronarët e bizneseve.

Po ashtu, pronarët e bizneseve thanë se janë të befasuar me transparencën dhe efikasitetin e lartë të zyrtarëve komunal gjatë kontakteve që kanë pas me ta për rregullimin e dokumentacionit të nevojshëm, duke theksuar se nuk ka ndodhë në asnjë rast që të ketë ndonjë kërkesë e pa arsyeshme apo tjetër joligjore nga ana e tyre.

Disa nga pronarët e bizneseve u interesuan për afatet e kryerjes së punëve që kanë të bëjnë me rregullimin e infrastrukturës, pasi që siç thanë, natyre e bizneseve të tyre nuk lejon që të fillojnë punimet pa u rregulluar infrastruktura në tërësi dhe pa u sjellë aty uji, rryme etj.

Për këtë arsye, ata kërkuan nga kryetari Bahtiri që të ndryshoj disa pika të kontratës së nënshkruar mes tyre dhe komunës, në mënyrë që afati i vendosjes së bizneseve në zonë, të ndërlidhet me infrastrukturën e rregulluar, gjë që nga kryetari Bahtiri pati mirëkuptim të plotë.

Pronarët e disa bizneseve, pas takimit në ndërtesën e komunës me kryetarin Bahtiri, vizituan bashkë me të edhe Zonën Industriale, ku nga afër shikuan punimet që janë duke u zhvilluar dhe pronën e përfituar për bizneset e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat