Zëvendësdihmës sekretarja e Shtetit për Programe Akademike vizitoi Universitetin “Isa Boletini”

Mitrovica

Zëvendësdihmës sekretarja e Shtetit për Programe Akademike vizitoi Universitetin “Isa Boletini”

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 16:07
Foto nga takimi

Zëvendës ndihmës sekretarja e Shtetit amerikan për Programe Akademike, Mala Adiga, ka vizituar të enjten universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku është pritur nga prorektori për Marrëdhënie me Jashtë, Rifat Morina.

Në takim ku kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të ambasadës amerikanë në Kosovë u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Isa Boletini” dhe universiteteve amerikane.

Prorektori Morina, e njoftoi  Adiga për historikun e Universitetit “Isa Boletini”, për sfidat dhe të arriturat gjatë këtyre tri viteve prej kur është themeluar.

 “Universiteti “Isa Boletini” është i ri, mirëpo Mitrovica ka një traditë të gjatë akademike, gjë që e ka lehtësuar punën këtu”, ka thënë Morina.

Ai gjithashtu foli edhe për bashkëpunimin e mirë dhe të suksesshëm të Universitetit “Isa Boletini”, me universitetet në rajon, në Evropë, por edhe në Amerikë.

“Bashkëpunojmë me shumë universitete në botë, mirëpo jemi të interesuar që bashkëpunimin ta koncentrojmë me universitetet teknike, duke pasur parasysh edhe karakterin e programeve që ofrohen në universitetin tonë”, tha ai.

Në anën tjetër, zëvendësndihmës Sekretarja e Shtetit për Programe Akademike, Mala Adiga, çmoi punën e mirë që po bëhet në këtë universitet. Ajo theksoi se duhet vlerësuar specificitetin që ofron ky universitet sa i përket programeve unike që ofron në Kosovë.

Në këtë aspekt, u bisedua për mundësitë e shumta që ofrohen për studentët dhe profesorët nga Universiteti “Isa Boletini” dhe universitete amerikane për shkëmbime universitare. Të dy palët shprehën gatishmërinë që të angazhohen për projekte konkrete një këtë drejtim.

Pas takimi në rektorat,  Adiga, e shoqëruar nga drejtuesit e Universitetit të Mitrovicës kanë vizituar disa fakultete ku ka takuar profesorë dhe studentë. Mandej ajo ka vizituar edhe kampusin e ri universitar që është në përfundim e sipër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat