Veseli: Mitrovica shumë shpejt do ta ketë bustin e Azem Galicës

Mitrovica

Veseli: Mitrovica shumë shpejt do ta ketë bustin e Azem Galicës

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 14:27
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në përurimin e bustit të Azem Galicës në shkollën e fshatit Galicë, tha se populli ynë ka marrë plagë të rënda, ngjashëm siç ndodhi edhe tash me arrestimin e nënkolonelit Nehat Thaçit.

Veseli gjatë përurimit të kësaj shkolle ka folur për figurën e heroit kombëtar, Azem Galicës,  duke thënë se Azem Galica ishte frymëzim i tij që nga lindja e tij.

Ai tha se shumë shpejt edhe Mitrovica do ta ketë bustin e tij.

“Të dashur fëmijë mos harroni se kah vini dhe cilit popull i takoni. Punoni përkushtohuni për të ardhmen tuaj”, tha Veseli.

I pranishëm në këtë përurim është edhe Agim Bahtiri kryetari i komunës se Mitrovicës, si dhe përfaqësues nga komuna e Vushtrrisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat