Mbrojtja e Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë do përjashtimin e gjykatësit shqiptar

Mitrovica

Mbrojtja e Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë do përjashtimin e gjykatësit shqiptar

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 18:41
Oliver Ivanoviqit

Seanca a parë për shqyrtimin e ankesës së mbrojtjes së Oliver Ivanoviqit ndaj aktgjykimit të shkallës së parë, është shtyrë për shkak të kërkesës së mbrojtjes për përjashtim të gjykatësit shqiptar nga përbërja e Kolegjit gjyqësor.

Seanca ishte paraparë të mbahej nesër.

Për ankesën e Oliver Ivanoviqit, të dënuar me nëntë vjet burgim për krime lufte kundër shqiptarëve, do të vendoset, transmeton rts, përcjell koha.net, pasi që kryetari i Gjykatës së Apelit të shqyrtojë e të marrë vendim për kërkesën e mbrojtjes që nga kolegji gjyqësor të përjashtohet gjykatësi shqiptar.

Kërkesa e avokatëve për shtyrje ka nuanca të qarta racizmi e mos durimi nacional, pasi avokatët e Ivanoviqit pohojnë apriori se gjykatësi i përkatësisë shqiptare nuk mund të jetë objektiv e shtojnë se “misioni EULEX është themeluar për të gjykuara raste si ky. Ata shtojnë se ky proces është i bazuar etnikisht politikisht i motivuar.”

Kolegjin gjyqësor për shqyrtimin e ankesës e përbënin Driton Muharremi, Radoshi Petrov dhe Ana Bednarek, e atë e kryeson Petrov. Ivanoviq në burg është që nga 27 janari i vitit 2014.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat