Vetura zyrtare e vjedhur në Mitorvicë, është e zëvendës ministrit Radojeviq

Mitrovica

Vetura zyrtare e vjedhur në Mitorvicë, është e zëvendës ministrit Radojeviq

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 12:07
Vetura

Vetura zyrtare WV Golf 4 caravan, ngjyrë e kaltër dhe me targa 3Z 244-05, pronë e Ministrisë së Drejtësisë, është vjedhur dje rreth orës 14:00 në rrugën ‘Vllade Çetkoviq’ në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të Kp-it.

Sipas këtyre burimeve, vetura ka shërbyer për nevojat e burgut në veri të Mitrovicës, përkatësisht drejtorit të saj, Millan Radojeviq, i cili aktualisht mbanë pozitën e zëvendës ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës.

“Radojeviq, aktualisht zëvendës i ministrit Hyseni, i cili vazhdon ta mbajë pozitën e drejtorit të burgut të ngrirë, është shërbyer me veturën zyrtare sikur me qenë e tij. Bile, ai asnjëherë nuk e ka lënë veturën në parkingun e burgut, por gjithmonë pranë banesës ku jeton. Këtë e dëshmon së fundi edhe vendi nga ku i është vjedhur vetura”, kanë thënë burimet.

Sipas të njëjtave burime, zv ministri gjithmonë i ka hequr targat kur e ka parkuar para banesës së tij.

ImageVidhet një veturë zyrtare në Mitrovicë

Është raportuar se një veturë zyrtare është vjedhur dje në Mitrovicë.

Policia e Kosovës njofton se ankuesi mashkull i nacionalitetit serb, ka raportuar se të dyshuar të panjohur ia kanë vjedhur veturën zyrtare VW Golf.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vllada Cetovica” në Prishtinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat