Fillon “Java e Rinisë” në Mitrovicë

Mitrovica

Fillon “Java e Rinisë” në Mitrovicë

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 16:43
Java e Rinisë

Me aktivitete të shumta rinore në Mitrovicë, ka filluar “Muaji i Rinisë 2016”, i cili organizohet për herë të pesëmbedhjetë me radhë nga Ministria e Kulturës, Drejtoria komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, organizatat rinore, shoqata e asociacione vendore dhe partnerë të tjerë.

Duke e shpallur të hapur “Javën e Rinisë” në Mitrovicë, drejtori komunal për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, ka thënë se të gjitha organizatat rinore do të kenë mbështetje nga drejtoria, e cila është e përkushtuar t`i përkrah dhe ndihmojë në të gjitha aktivitetet, duke iu krijuar sa më shumë hapësira për t`i shprehur mundësitë dhe vlerat e tyre rinore. 
 
Përndryshe, gjatë gjithë shtatorit, nën moton “Rini jepju formë ëndrrave” do të  promovohen vlera rinore në ndërtimin e paqes dhe proceseve integruese në shoqëri, ku janë përfshirë të rinj nga të gjitha etnitetet. 
 
Pjesëmarrësit janë tubuar në qendër të qytetit, ku është bërë edhe hapja solemne e këtij aktiviteti rinor dhe pastaj është vazhduar me një program të larmishëm, përfshirë hapjen e panairit të OJQ-ve, hapja e ekspozitës, improvizimi i gjurmeve arkeologjike, kendi i leximit, organizimi i lojërave tradicionale dhe shumë aktivitete të tjera.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat