Telegram Urimi i shoqatës së intelektualëve gjithshqiptar "Trojet e Arbrit"

Mitrovica

Telegram Urimi i shoqatës së intelektualëve gjithshqiptar "Trojet e Arbrit"

Më: 13 shtator 2016 Në ora: 22:58
Trojet e Arbrit

Kryetarit të  Mitrovicës Z.Agim Bahtiri ,TV - Mitrovicës ,Shoqatës së historianeve të Kosovës ’’Ali Hadri’’ - dega në Mitrovicë, familjes së të nderuarit Atdhetar Xhelal Mitrovica

Lajmi për kremtimin e njëqind vjetorit të lindjes së atdhetarit, studiuesit, publicistit, gazetarit e politikanit proevropian dr.Xhelal Mitrovica na gëzoj pa masë. Na gëzoj për faktin se figurat kombëtare të nacionalizmës shqiptarë ku hynë edhe dr. Xhelal Mitrovica për më shumë se gjashtë dekada u lanë në harresë e fatkeqësisht kjo harresë aty-këtu vazhdon edhe sot.

Të nderuar organizator shoqata e intelektualëve gjithshqiptarë ’’Trojet e Arbit’’ ka dymbëdhjetë vjet që më përkushtim të madh po e bënë ndriçimin e këtyre figurave tona historike ku deri më tani kemi botuar trembëdhjetë vepra enciklopedike me mbi 9000 faqe material nga studiuesit e të gjitha trojeve shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare. Profesor Xhelal Mitrovica i takon asaj plejade të  burrave të  kombit shqiptarë të cilët në vepër e bënë Shqipërinë Etnike. Kjo plejadë e inteletkualeve themeloj Lidhjen e dytë të Prizrenit ku i vunë themelet e një organizimi:politik, ushtarak dhe kombëtar. Ky organizim fatkeqësisht u prish nga politika komunisto - pansllaviste me ndihmën e Rusisë dhe Serbisë. Kjo luftë për bërjen e Shqipërisë Etnike na i mori 47.300 shqiptarë atdhetarë. Shumica kanë mbetur pa varre. Amanetin e profesor Xhelal Mitrovicës dhe shumë atdhetarëve shqiptarë do ta qojmë në vend. Shqipërinë  Etnike do ta bëjmë, ku do të jetë një shtet shqiptarë i fortë si në aspetkin politik  edhe ne atë ekonomik. Organizatorëve të këtij tubimi i urojmë sukses të plotë në ndriçimin e figurës së profesor Xhelal Mitrovicës, dhe iu bëjmë më dije se Shoqata e Intelektualëve mbarë Shqiptarë ’’Trojet e Arbrit’’ në mesin e nëntë qyteteteve të Kosovës që ka bërë propozimet për rikthimin e heronjëve tonë kombtarë një propozim është bërë edhe për qytetin e Mitrovicës, që t’i njihet veprimtaria atdhetare heroit të kombit shqiptarë inxhinjer Xhafer Deva, me emrimin e një sheshi në qytetin e Mitrovicës me emrin e atdhetarit Xhafer Deva, si dhe ndërtimin e një lapidari për  Xhafer Deven, në atë shesh. Pa Xhelal Mitrovicën dhe themeluesit tjerë të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, nuk mund të shkruhet historia shqiptare.

Ne emër te Shoqatës së Intelektualëve Gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit” këtij manifestimi ju uron sukses të plotë Nue Oroshi Kryetar

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat