Klerikët vlerësojnë raportet ndërfetare në Kosovë

Mitrovica

Klerikët vlerësojnë raportet ndërfetare në Kosovë

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 21:00
Pamje nga takimi

Klerikë fetar e diplomatë të huaj u pritën me bakllavë të mërkurën në Mitrovicë.

Ata u mblodhën për të diskutuar raportet ndërfetare.

Në bazë të fjalëve që u thanë në këtë debat, të organizuar nga profesori i shkencave politike Nexhmedin Spahiu,  situata ndërfetare në Kosovë po del të jetë e mirë.

Problemet e vetme u konkludua se shkaktuan shkaku i etnisë e jo edhe i fesë.

Madje, sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës Resul Rexhepi, tha se myslimanët dhe katolikët kanë raporte shuam të mira.

E dëshirë që të kenë raporte të mira me bashkësinë islame, kanë ortodoksët.

Ambasadorët e huaj në Kosovë vlerësuan se bashkësitë fetare kanë punuar në drejtim të duhur për marrëdhënie më të mira mes tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat