Dhjetëra simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje po tentojnë t’i afrohen shtëpisë së prindërve të kryeparlamentarit, Kadri Veseli, e cila gjendet në Mitrovicë.
Reporteri i KosovaPress-it në Mitrovicë, ka bërë të ditur se ata janë ndalur nga Policia e Kosovës.
Situata ka filluar të eskalojë, me shtyrje dhe përplasje mes simpatizantëve të Vetëvendosjes dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Aktivistët e kësaj Lëvizjes, po mbajnë në duar një baner me mbishkrimin: Perëndimi nuk falet, veriu nuk ndahet.