Inspektohen punimet në infrastrukturën rrugore

Mitrovica

Inspektohen punimet në infrastrukturën rrugore

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 16:43
Agim Bahtiri inspekton punimet

Vazhdon inspektimi i punimeve në rregullimin e trotuareve me kubëza përgjatë qendrës  së qytetit, nga ana e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Mitrovicës, Besnik Beka, dhe zyrtarë komunal kanë bërë inspektimin e punimeve që po bëhen në rregullimin e trotuareve përgjatë rrugës “Mbretëresha Teutë”, ku pos shtrimit të trotuareve me kubëza, do të bëhen edhe pjesë të gjelbra, e kjo edhe falë projekteve të përbashkëta të Komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

Kryetari Bahtiri gjatë ditës së sotme ka vizituar edhe disa rrugë të tjera, të cilat kohë më parë kanë përfunduar. Si  ndërtimi i rrugës Kolonel Thomson në  Vaganicë, pastaj rrugën në lagjen Haxhiu të  Vaganicës,  si dhe ndërtimin e rrugës Rozhaj-Shipol. Këto rrugë janë të shtruara me kubëza betoni dhe në bashkëfinancim me qytetarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat