Ndihmohen financiarisht më shumë së 50 familje skamnore në Mitrovicë

Mitrovica

Ndihmohen financiarisht më shumë së 50 familje skamnore në Mitrovicë

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 19:17
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në kabinetin e tij një grua të fuqishme në fushën e biznesit, Athaija Ali Nasser Buasaiba Al-Ali, si dhe Nadet Gharsallaui nga Emiratet e Bashkuara.

Në njoftimin për media thuhet se ky takim takim u mundësua falë angazhimit të Sami Bilalli, këshilltar i kryetarit Bahtiri, ndërsa qëllimi i këtij takimi ishte veprimi i devotshëm i tyre për të ndihmuar 50 familje me mjete financiare, në gjendje të vështirë ekonomike nga Komuna e Mitrovicës.

 Bahtiri ishte shumë mirënjohës fillimisht për vizitën e treguar të këtyre grave të fuqishme nga fusha e biznesit, ndërsa i ka falënderuar për veprimin e tyre të devotshëm i cili është fryt i humanizmit njerëzorë, që edhe familjet skamnore të kenë një jetë më të dinjitetshme, kur dihet së në komunën e Mitrovicës kemi shumë familje të tilla.

 "Komuna është mirënjohëse dhe ju  falënderon juve dhe  Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen që në vazhdimësi po i jep ky vend rasteve sociale në shtetin tonë. Aksioni ka vlerë të veçantë , sepse do t’u lehtësoi gjendjen ekonomike shumë familjeve", ka thënë  Bahtiri.

 Athaija Ali Nasser Buasaiba Al-Ali nga  Emiratet e Bashkuara Arabe, tha se ky është një kontribut i vogël për familjet në nevojë, ku do të ndihmohen 50 familje skamnore me mjete financiare, ndërkohë që paralajmëroi se Emiratet e Bashkuara Arabe janë të gatshme të kontribuojnë edhe në projekte të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat