Gjermania të angazhohet më shumë në zhvillimin ekonomik të Mitrovicës

Mitrovica

Gjermania të angazhohet më shumë në zhvillimin ekonomik të Mitrovicës

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 13:38
Kamberi dhe Pflüger

Presidenti i Shoqatës së Biznesit Kosovaro-Gjermane, Friedbert Pflüger me bashkëpunëtorë, ka vizituar të martën Mitrovicën, me ç’rast u njoftua për së afërmi me situatën e përgjithshme në këtë komunë, me theks të posaçëm për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike.

Ai, pasi falënderoi nënkryetarin e Mitrovicës, Safet Kamberi, për pritje miqësore, foli për qëllimin e formimit të shoqatës që ai drejton, duke theksuar se tani ka ardhur koha që BE-ja dhe sidomos Gjermania të angazhohen më shumë në mbështetjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe në veçanti të Mitrovicës.

“Pas një angazhimi shumëvjeçar në politikë në Gjermani, vendosa që bashkë me disa bashkëpunëtorë të themelojmë Shoqatën e Biznesit Kosovaro-Gjerman, me qëllim të japim kontributin tonë në zhvillimin e ekonomik të Kosovës. Ne do të punojmë që në Kosovë, pra edhe në Mitrovicë, të sjellim disa projekte të rëndësishme që do të ndikonin në zhvillimin e ekonomik”, ka thënë Pfluger.

Nënkryetari Kamberi tha se e vlerëson lartë interesimin e Pflüger për zhvillimet në Mitrovicë dhe angazhimin e tij për të mbështetur zhvillimin e ekonomik të Kosovës dhe Mitrovicës.

“Interesimi i juaj është vazhdimësi e interesimit të shtetit të Gjermanisë për Kosovën dhe për Mitrovicën. Institucione dhe biznese të Gjermanisë e kanë ndihmuar mjaft në të kaluarën Mitrovicën dhe unë në emër të qytetarëve të komunës i falënderoj shumë. Jam i bindur se do të ketë bashkëpunim të suksesshëm ndërmjet komunës së Mitrovicës dhe Shoqatës së  Biznesit Kosovaro-Gjerman”, theksoi Kamberi.

Sipas tij, situata e sigurisë në Mitrovicë viteve të fundit ka shënuar përmirësim të vazhdueshëm, kështu që sot Mitrovica është një qytetet pa probleme dhe tensione  të mëdha të sigurisë, gjë që është inkurajuese edhe për investitorët e ndryshëm.

“Tani kemi një situatë normale  politike e të sigurisë. Ka veprime konkrete në drejtim të bashkëpunimit ndërmjet dy komunave të Mitrovicës dhe qytetarëve të përkatësive të ndryshme etnike. Kryetari i komunës, Agim Bahtiri ka punuar shumë dhe ka dhënë kontribut të çmueshëm në vendosjen e një bashkëpunimi të mirë me kryetarin e komunës së re të formuar në veri të Mitrovicës, Goran Rakiq, për të biseduar për çështjet me interes të përbashkët për të dyja komunat, gjë që ka ndikuar që situata e përgjithshme të jetë mjaft e relaksuar”, tha  Kamberi.

Ai ka përmendur rezultatet pozitive edhe sa i përket integrimit të serbëve të veriut në institucionet e Republikës së Kosovës, duke përmendur konkretisht pjesëmarrjen  e tyre në zgjedhjet lokale dhe nacionale të organizuar sipas ligjeve të Republikës së Kosovës  dhe pjesëmarrjen në institucionet e ndryshme shtetërore.

Ndryshe, Pflüger bashkë me nënkryetarin Kamberi, kanë vizituar edhe urën kryesore mbi Ibër, deri në cepin e saj verior, për të parë nga afër punimet në rivitalizimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat