Shkollat e Mitrovicës të gatshme për vitin e ri shkollor

Mitrovica

Shkollat e Mitrovicës të gatshme për vitin e ri shkollor

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 14:16
Mbledhja e bordit të drejtorëve të shkollave në Mitrovicë

Në Mitrovicë janë bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.

Kështu u tha në mbledhjen e bordit të drejtorëve, në të cilën u diskutua për për përgatitjet e bëra në këtë komunë, për rastin e fillimit të procesit mësimor.

“Institucionet komunale, në krye me DKA, gjatë periudhës së pushimeve verore, ka bërë përpjekje për përmirësimin e kushteve që ky vit të nisë mbarë. Duke besuar në traditën e mirë të mësimdhënësve tanë,  në  misionin e tyre, shprehim besimin e plotë se edhe në këtë vit shkollor do të shënohen të arritura me të cilat do të krenohemi si shoqëri e dijes dhe aftësimit të brezit të ri ”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në këtë mbledhje është kërkuar që deri në fillimin e vitit të ri shkollor të bëhet edhe furnizimi me lëndë djegëse për të gjitha shkollat në komunën e Mitrovicës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat