Takohen Bahtiri e Haziri

Mitrovica

Takohen Bahtiri e Haziri

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 15:50
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe nënkryetari Safet Kamberi, kanë pritur në një takim në ambientet e ndërtesës komunale kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, me të cilin kanë biseduar për gj për gjendjen në Mitrovicë dhe kanë folur për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave.

Kryetari Bahtiri i ka thënë kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri se gjendja e përgjithshme në komunën e Mitrovicës, është stabile dhe nuk dallon nga gjendjet në komunat tjera të Republikës së Kosovës.

Kryetari Bahtiri edhe në këtë takim e ka njoftuar kryetarin e Gjilanit, Haziri me aktivitetet që aktualisht është përqendruar udhëheqja e Mitrovicës, duke përmendur angazhimin për rivitalizimin e urës kryesore mbi lumin Ibër dhe funksionalizimin sa më të shpejt të saj  për lëvizje e qarkullim të lirë, rindërtimin e shtëpive shqiptare në lagjet veriore dhe kthimin sa më të shpejtë të tyre për të jetuar atje, si dhe rindërtimin e xhamisë së Ibrit në cepin verior të urës.

Kryetari I Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se është i njoftuar për angazhimet e udhëheqjes komunale për të zgjidhur problemet e lartpërmendur, duke shtuar njëkohësisht se i mbështet fuqishëm këto përpjekje.

“Çështjet që ju i përmendët janë çështje që duhet të zgjidhen sa më parë dhe në mënyrë paqësore e përmes rrugës ligjore.  Është e drejtë që askush nuk mund ta mohoj, që njerëzit të kthehen në pronat e tyre dhe që të rindërtojnë  xhaminë aty ku ka qenë përderisa është shkatërruar. Këtu nuk ka asgjë të kontestueshme, prandaj edhe besoj se këto probleme do të zgjidhen në një të ardhme të afërt me dialog e mirëkuptim, por gjithnjë duke e respektuar në tërësi ligjin”, tha ai.

Kryetarët Bahtiri dhe Haziri biseduan dhe këmbyen përvoja edhe sa i përket funksionimit të pushtetit lokal, aktivitetet lidhur me përcaktimin e zonave kadastrale me komunat e reja të formuara, aktivitetet për pritjen e bashkatdhetarëve që kthehen nga jashtë gjatë këtyre muajve, si dhe për çështje të tjera të rëndësishëm.

Ata u dakorduan se është në interesin e të dyja komunave që të thellohet bashkëpunimi i ndërsjellë, pasi që ato kanë probleme të ngjashme në shumë fusha, të cilat me këmbimin e përvojave do të mund të zgjidheshin më mirë dhe më shpejt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat