Bahtiri viziton Koshtovën e kapluar nga zjarri

Mitrovica

Bahtiri viziton Koshtovën e kapluar nga zjarri

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 23:48
Agim Bahtiri

Kryteari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka shkuar në Koshtovë ku edhe ka ndodhur zjarri i sotëm.

Lajmin e ka bërë të ditur asambleisti Fidan Ademi përmes një postimi në Facebook.

“Së bashku me kryetarin Agim Bahtiri posa dëgjuam për zjarrin në Koshtovë të Vllahisë të komunës së Leposaviçit shkuam në vend të ngjarjes! Banorët na falënderuan për mbështetje!” ka shkruar Ademi.

“Deri në ardhjen tonë zjarrfikësit nga Leposavici nuk kishin marrë ndonjë veprim. Bashkë me në erdhën edhe zjarrfikësit nga Komuna e Mitrovicës ku u koordinuan përmes kryetarit Bahtiri për një aksion që fillon tash për shpëtimin e maleve të Shales. Shqiptarët në fshatrat e Veriut çdo herë do kenë mbështetjen tonë!”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat