Kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës: Gara ime me Serbinë jo me shqiptarët

Mitrovica

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës: Gara ime me Serbinë jo me shqiptarët

Më: 19 maj 2019 Në ora: 19:21
Gonxhe Çaushi

Sot u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Pas mbylljes së vendvotimeve Reporteri.net ka realizuar një intervistë me kandidatin e PDK-së për kryetare të Mitrovicës së Veriut Gonxhe Çaushi.

Ajo ka deklaruar se numri i votuesve ka qenë i kënaqshëm dhe thotë se shpreson se çdo gjë ka shkuar në rregull.

“Besoj që rezultati ka qenë i kënaqshëm, por çdo gjë do dihet pas pak. Kundërkandidati im kryesor është Serbia, pasi shqiptarët për mua nuk kanë qenë asnjëherë kundërkandidat. Shpresoj që do fitojmë. Gara është e njëjtë për të gjithë është votuesi që e përcakton fituesin”, ka deklaruar Çaushi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat