Çaushi e PDK-së: LDK dhe VV po tregtojnë votën për t’i ndihmuar Listës Serbe

Mitrovica

Çaushi e PDK-së: LDK dhe VV po tregtojnë votën për t’i ndihmuar Listës Serbe

Më: 19 maj 2019 Në ora: 18:59
Gonxhe Çaushi

Kandidatja e PDK-së për kryetare të komunës së Mitrovicës së Veriut, Gonxhe Çaushi ka akuzuar LDK-në dhe VV-në, se janë duke tentuar të tregtojnë votën me qëllim që të rrisin numrin e pjesëmarrjes së votuesve të Listës Serbe, me qëllim që këta të fundit të rritin numrin e votuesve të VV-së dhe t’i paraqesin si fitues.

Për gjitha këto shqetësime, ajo njoftoi në një konferencë për media se do t’i lajmërojnë organet kompetente.

Çaushi: Ka tregtim të votave që kanë të bëjnë me LDK-në dhe VV-në

“Kemi disa shqetësime ne si Parti Demokratike  që dyshohet sipas informacioneve të terrenit se ka tentim të tregtimit të votave. Kur e them këtë, ka të bëjë me LDK-në dhe VV-në duke tentuar të rrisin pjesëmarrjen e numrit të votuesve të Listës Serbe. E këta të fundit të rritin numrin e votuesve të VV-së dhe t’i paraqesin si fitues. Për gjitha këto shqetësime do t’i lajmërojmë organet kompetente. Po besoj që ata do të merren më këto punë”, tha Çaushi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat