Obama në vizitë të shkurtuar në Spanjë për shkak të vrasjeve në Dallas

Amerika

Obama në vizitë të shkurtuar në Spanjë për shkak të vrasjeve në Dallas

Më: 10 korrik 2016 Në ora: 14:33
Barack Obama

?Presidenti amerikan, Barack Obama mbërriti dje në mbrëmje vonë në Spanjë në kuadër të një vizite të shkurtuar për shkak të ngjarjeve në Dallas.

Obama u prit në Madrid nga mbreti i Spanjës, Felipe VI.

Pas takimit të sotëm me Felipe VI në rezidencën mbretërore, Obama pritet të takojë edhe kryeministrin, Mariano Rajoy.

Ai do të vizitojë edhe bazën ushtarake ”Rota” në Cadiz, në jug të Spanjës.

Vizita e Obamës ishte planifikuar për dyditore, por për shkak të ngjarjeve të fundit në SHBA ai është detyruar ta reduktojë atë në një ditë

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat