Si të ushqejmë fëmijë inteligjent

Shëndetësia

Si të ushqejmë fëmijë inteligjent

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 23:57
Si të ushqejmë fëmijë inteligjent

Fëmijët që kanë mungesë hekuri sidomos në 2 vitet e para të jetës janë të prirur ta kenë IQ-në (koeficientin e inteligjencës) më të ulët.

Hekuri i ulët në gjak lidhet drejtpërdrejt me uljen e kthjelltësisë së mendjes dhe me gjendje të irrituar të fëmijës. Është parë se me korrigjimin e nivelit të hekurit në gjak, vjen një përqëndrim më i mirë dhe performancë më e kënaqshme në mësime.

Ushqime të pasura me hekur:

-Mishi i kuq i fresket dhe i rritur ne gjelbërim

-Gjethet e panxharit

-Patatet e vogla me lëkurën e tyre

-Stafidhet, kumbullat vishnje të thara, kajsitë e thara

-Thjerrzat, fasulet

-Vezët e fshatit

-Sardelet

-Rukola

Por, duhet pasur parasysh se burimet bimore të hekurit duhet të shoqërohen me ushqime të pasura në vitaminë C si: portokalli, domatet, luleshtrydhet, brokoli, kivi dhe specat e kuq.

Nuk duhet nënvlerësuar edhe një fakt tjetër i rëndësishëm se edhe enet e gatimit si tiganet apo tenxheret prej hekuri përbëjnë burim hekuri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat