Ngadhënjen gjermani Marcel Kittel

Çiklizëm

Ngadhënjen gjermani Marcel Kittel

Nga: Fazli Berisha Më: 5 korrik 2016 Në ora: 18:33
Marcel Kittel

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 103-të-etapa e 4-të

Garat në edicionin 103-të të Tour de Frane kanë vazhduar edhe sot në një mot të mirë e të freskët me temperatura deri në 24 gradë celsius, që është i mirëseardhur për çiklistët, të cilët në shtegun Saumur - Limoges të gjatë 237.5 kilometra, që është shtegu më i gjatë në këtë edicion të tregojnë forcën, formën dhe cilësitë e tyre. Në këtë shteg kaq të gjatë triumfoi një çiklist që dëshironte dhe synonte një fitore etape në Tur, gjermani Marcel Kittel, i cili në një fund dramatik i ndjekur nga shumë çiklistë, arriti në cak pas një kohe prej 05h28’30”, duke lënë prapa në pozitën e dytë francezin Bryan Coquard dhe në vendin e tretë kryesuesin e garës çiklisti sllovak Peter Sagan. Fituesi i edicionit të kaluar Chistopher Froome gjendet në vendin e 5-të me 20 sekonda ngecje nga kryesuesi. Për katër ditë me radhë në renditjen e përgjithshme prinë Peter Sagan që është bartës fanellës së verdhë me kohë të përgjithshme prej 20h 03'02'', ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë me 147 pikë e bartë lideri Peter Sagan. Çiklisti belg Jasper Stuyven mbanë fanellën e bardhë me pika të kuqe me 4 pikë, ndërkaq fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri e bartë francez Julian Alaphalippe me kohë prej 20h 03' 14''. Ndërkaq fanellën kombative të kuqe si çiklisti më agresiv i etapës e bartë çiklisti zviceran Oliver Naesen. Nesër çiklistët luftojnë për ta fituar etapën e pestë në shtegun Limoges - Le Lioran të gjatë 216 kilometra, e që nga kjo etapë fillon shtegu malor në zemër të Francës në pjesën rurale. Ka ngjitje në lartësi mbidetare deri në 1529 metra. Çiklistët nisen nga qyteti Limoges me 140 mijë banorë, që ndryshe quhet si qytet i qendrave rehabilituese, por edhe sportiv. Është qyteti me ekonomi më të fortë në këtë rajon sidomos në prodhimin e porcelanit. Njihet si qytet ku rehabilituan shumë sportistë, ndër ta Laurent Blanc e Zinedine Zidane. Ka shumë kështjella si katedralja e Shën Stefanit e shek. Të 13-të dhe objekte kishtare dhe muze kombëtar. Në fund të garës çiklistët arrijnë në qytetin Le Lioran me 152800 banorë dhe njihet si qendra më e madhe skiatore e themeluar më 1906, që përbën edhe turizmin e madh dhe përfitime për popullatën. Ka mbi 18 ski lifte dhe një numër të madh klube dhe skiatorë të licencuar.

Renditja pas etapës së 4-të

1. Marcel Kittel (GER) Etixx-Quick Step 05h 28' 30''

2. Bryan Coquard (FRA) Direct Energie 05h 28' 30''

3. Peter Sagan (SVK) Tinkoff 05h 28' 30''

4. Dylan Groenewegen (NED) Lotto Nl-Jumbo 05h 28' 30''

5. Alexander Kristoff (NOR) Team Katusha 05h 28' 30''

6. Sondre Holst Enger (NOR) IAM Cycling 05h 28' 30''

7. Daniel Mc Lay  (GBR) Fortuneo-Concept 05h 28' 30''

8. Mark Cavendish (GBR) Dimension Data 05h 28' 30''

9. Samuel Dumoulin (FRA) AG2R La Mondiale 05h 28' 30''

10. Simon Gerrans (AUS) Orica-Bikeexchange 05h 28' 30'

Renditja e përgjithshme

1. Peter Sagan (SVK) Tinkoff 20h 03' 02''

2. Julian Alaphilippe (FRA) Etixx-Quick Step 20h 03' 14''

3. Alejandro Valverde  (ESP) Movistar Team 20h 03' 16''

4. Warren Barguil (FRA) Team Giant-Alpecin 20h 03' 20''

5. Christopher Froome  (GBR) Team Sky 20h 03' 20''

6. Roman Kreuziger (CZE) Tinkoff 20h 03' 20''

7. Nairo Quintana (COL) Movistar Team 20h 03' 20''

8. Fabio Aru (ITA) Astana Pro Team 20h 03' 20''

9. Michael Matthews (AUS) Orica-Bikeexchange 20h 03' 20''

10. Pierre Rolland (FRA) Cannondale Drapac 20h 03' 20''

 

Renditja ekipore

1. Orica-Bikeexchange (AUS) 60h 10' 00''

2. Team Sky (GBR) 60h 10' 00''

3. Movistar Team (ESP) 60h 10' 21''

4. FDJ (FRA) 60h 10' 22''

5. Astana Pro Team (KAZ) 60h 10' 26'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat