Lufta e la invalide, paslufta pa shtëpi e në kushte të mjerueshme (Foto)

Sociale

Lufta e la invalide, paslufta pa shtëpi e në kushte të mjerueshme (Foto)

Më: 5 korrik 2016 Në ora: 10:49
Xhevahire Goxhufi

Familja gjashtë anëtarëshe e Xhevahire Goxhufit, invalide nga lufta e fundit në Kosovës, ditën e Fitër Bajramit nuk e ka festë.

Zonja Goxhufi, e cila është e plaguar në luftë së bashku me bashkëshortin e saj Naserin dhe katër fëmijët e tyre, shqetësimin më të madh e ka sigurimin e ushqimit për fëmijët dhe ilaçeve për vajzën 6 vjeçare e cila vuan nga epilepsia.

Për më keq, familja Goxhufi jeton në një shtëpi të huaj, për të cilën nuk e dinë as ata vetë se pronë e kujt është.

Goxhufi: Po vijnë njerëzit po thonë e kem ble shtëpinë

“Me burrin edhe me katër fëmijë jetoj, shtëpia është e një ashkaliu, nuk është e jona, më kanë thënë që e kan ble. Po vijnë njerëzit po thonë e kam ble, tash na nuk po mundemi me u shty me ta. Njëjtë na kanë ardh edhe poshtë kur kemi qenë, na thoshin e kemi ble, dikur erdhën na qiten me polici, u deshtë me lëshu patjetër. Çikën e kam qua të shtrirë te mjeku që ma tuten, më tha mjeku duhet me ndalë në spital, nuk kam guxua, se i kisha fëmijët tjerë në shtëpi, patjetër tha duhet me u ndal në spital, i thash unë nuk guxoj....edhe mu ka deshtë me marrë çikën të shtrirë tu vdek me pru në shtëpi, a ka më vështirë. Tash kanë filluar njëjtë po më vijnë, dil, dil lëshona shtëpinë, ka me shku unë, shumë herë mos me i pas këta fëmijë veten e kisha mbytë, vetëm nuk po muj për shkak të fëmijëve”, rrëfen zonja Goxhufi, së cilës lotët nuk i ndalen.

Ajo thotë se edhe burrin e ka të papunë dhe merret me grumbullimin e hekurave apo gjësendeve të ndryshme, të cilat i shet sa për të siguruar ushqim për fëmijët.

Goxhufi e cila vuan edhe nga plagët që i ka nga lufta, thotë se e ka harruar vetën tash e katër vjet duke vrapuar pas vajzës së sëmurë.

Goxhufi: E lash vetën për ta shëruar vajzën

“Burri merret ma shumë me paketa, me hekura më shumë, unë punoj ku mundem nëpër shtëpi, kush më thërret me fshi shkoj, kur jam mirë, kur nuk jam mirë jo....unë jam e plagosur në luftë, invalid i luftës, 38 plagë i kam krejt prej një santini, në kokë jam e plagosur, kur më dhemb koka nuk mundem të zgjohem vetëm për nevoja të mia deri në banjo dhe vetëm shtrirë. Kam vrapu nëpër mjek andej e këndej tash, e kam lënë, mu ka sëmurë çika po duhet me vrapua pas çikës, vetën e kam lënë. Çikën e kam prej epilepsie që dy vjet e gjysmë, ia ka shkru mjeku prej epilepsie, i ka barërat, më ka thënë mjeku as një minutë pa to nuk guxon me lënë”, shprehet ajo.

Ajo ska lënë vend pa kërkuar ndihmë. Vendbanimi për të dhe familjen e saj është qështje që e mundon cdo mëngjes e mbrëmjë. Thotë se kërkesa ka bërë gjithkund, edh enë Komunë, por askush asgjë pozitive nuk i ka kthyer.

Goxhufi: Institucionet nuk më kanë ndihmuar

“Kam aplikua për banesa, dy herë kanë shpërnda, dy herë gjykata ma ka pranu, komuna ma ka refuzua, kurrë nuk ka qenë me ardhë me shikua ku jam duke jetuar. Më kanë qit Habitati, i kam thënë hajdeni këqyrni ku po jetoj, më kanë qit tash e një vjet, më 6 maj më kanë qit prej shtëpisë. Kam shkuar në komunë iu kam thënë siguromani vendin se nuk kam ku shkoj, më ka thënë nuk kemi çka me bë, bën çka të duash”, thotë zonja Goxhufi.

Andaj, ajo ka një kërkesë nga të gjithë ata që kanë mundësi financiare, ta ndihmojnë këtë familje skamnore që ta ndërtoj një shtëpi për t’i strehuar fëmijët.

Goxhufi: Kush ka mundësi një bllok me na sjellë e falënderojmë

“Kush ka mundësi me na ndihmu, bllok a diçka sa me ndërtua shtëpinë i falënderoj, me i rehatua fëmijët së paku me i hekë prej këtu mos me pas lagështi se edhe ashtu të sëmurë, edhe nëpër lagështi”, shprehet ajo.

Familja Goxhufi edhe Fitër Bajramin do ta pres në këtë shtëpi, e cila nuk ka as kulm dhe pikon në çdo cep, derisa dikush nga bamirësit t’iu ndihmoj.Image

Image
Image
Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat