Fadil Vokrri beson shumë në talentin e Barcelonës

Futboll

Fadil Vokrri beson shumë në talentin e Barcelonës

Më: 4 korrik 2016 Në ora: 17:14
Fadil Vokrri

Kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri, priti talentin e futbollit Labinot Kabashi, i cili luan për grup-moshën 16-vjeçare të FC Barcelona. Në këtë takim ishin edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së Eroll Salihu, përzgjedhësi i përfaqësueses “A” Albert Bunjaku dhe trajneri Muharrem Sahiti. Kryetari e inkurajoi dhe përgëzoi futbollistin e ri Labinot Kabashi që të punojë shumë dhe të shfrytëzojë sa më mirë praninë e të qenit pjesë e skuadrës më të mirë në botë. Sepse kështu do ti ndihmojë vetes dhe një ditë edhe Kosovës. Për futbollistë si Labinoti ka nevojë shumë Kosova. Ndërkaq, Labinoti falënderoi kryetarin Vokrri dhe përzgjedhësin Albert Bunjaku për këtë pritje dhe për këshillat që i dhanë ata për vazhdimin e karrierës së tij. Labinoti tash ka 16 vjet, ndërsa që 6 vite është pjesë e Barcelonës. Labinoti tash ka nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën e Barcelonës që flet shumë se drejtuesit e skuadrës katalunase besojnë dhe shpresojnë shumë në talentin e këtij futbollisti që vjen nga Kosova, përkatësisht nga fshati Polac i Skenderajt, prindërit e të cilit tash e një kohë jetojnë e veprojnë në Spanjë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat