Rexha vë bast për takimin Poloni-Portugali

Futboll

Rexha vë bast për takimin Poloni-Portugali

Nga: Kemajl Goca Më: 30 qershor 2016 Në ora: 12:17
Kastriot Rexha

Sulmuesi i Besës së Pejës, Kastriot Rexha, tha se do të jetë lojë me mjaft emocione, sepse si njëra ekip po ashtu edhe pala tjetër kanë individ të shquar. “Pres një ndeshje të fortë dhe interesante në mes Polonisë dhe Portugalisë, pasi për mendim timin te dy skuadrat kanë futbollist cilësorë. Mendoj se Portugalia ka lojtar të cilët kanë përvojë më të madhe dhe pres që të kaloj pengesën e quajtur Poloni”, theksoi Rexha. Futbollisti mendon se Ronaldo dhe Lewandowski mund të bëjnë gjëra të mëdha në fushë. Megjithatë Rexha tha se Ronaldo mund të jetë vendimtar. “Nëse shohim formën jo të mirë të Lewandowskit, mund të besojmë që Ronaldo do të jetë më produktiv dhe me vendimtarë në këtë takim”, thotë ai. Rexha e sheh një përparësi te portugezët: “Forma në rritje e skuadrës portugeze sidomos pas fitores ndaj Kroacisë e shoh si me të motivuar dhe me përparësi. Gjithashtu lojtarët të cilët ka në gjirin e tyre mund ta bëjnë dallimin”.

Basti i Kastriot Rexhës

Polonia-Portugali 2

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat