Gjuriq me ministrat e Qeverisë së Kosovës, te Car Llazari

Mitrovica

Gjuriq me ministrat e Qeverisë së Kosovës, te Car Llazari

Më: 28 qershor 2016 Në ora: 15:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kur kanë mbetur edhe gjysmë ore që të zbulohet përmendorja e Car Llazarit, në Mitrovicën Veriore, drejtori i zyrës për Kosovë Marko Gjuriq, është afruar deri te ura e Ibrit, në të ashtuquajturin ‘Park i paqes’, ku ndahet pjesa veriore me atë jugore të qytetit.

Gjuriqi, është i shoqëruar nga kryetari i komunës së veriut të Mitrovicës Goran Rakiq, zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanovic, si dhe ministri i Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq.

Përmendorja e Car Llazarit do të zbulohet në sheshin Shumadia, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat