Policia vijon aksionin, agjësohen bimë narkotike në Vlorë, Mirditë e Memaliaj

Kronikë e zezë

Policia vijon aksionin, agjësohen bimë narkotike në Vlorë, Mirditë e Memaliaj

Më: 28 qershor 2016 Në ora: 11:46
Ilustrim

Policia e Shtetit vazhdon luftën për asgjësimin e parcelave me bimë narkotike. Blutë e qytetit të Vlorës kanë asgjësuar 1 parcelë me 1140 bimë narkotike kanabis sativa. Lënda narkotike ishte e mbjellë në pyllin e fshatit Beshisht, me lartësi deri në 200 cm.

Bimët u asgjësuan me anë të copëtimit dhe djegies me zjarr. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tyre.

Edhe në Mirditë, policia ka asgjësuar 775 bimë të dyshuara kanabis. Bimët janë konstatuar në vendin e quajtur "Livadhet e Lanit’’ në Mirditë. Policia i ka asgjësuar bimët me anë të djegies dhe po punon për kapjen e autorëve.

Ndërsa në Memaliaj policia ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 12000 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa. Bimët e mbjella janë gjetur në vendin e quajtur "Përroit i Kotorrit" , në afërsi të fshatit "Selckë e Vogël". Edhe në këtë rast nuk ka ende autorë të ndaluar, ndërkohë bimët po asgjësohen me anë të djegies.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat