Thaçi për largimin e Ferid Aganit: Drejtësia ta bëjë punën e saj

Lajme

Thaçi për largimin e Ferid Aganit: Drejtësia ta bëjë punën e saj

Më: 20 qershor 2016 Në ora: 16:28
Hashim Thaçi dhe Ferid Agani

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka komentuar vendimin e ish Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani për largimin nga posti pas aktakuzës të ngritur ndaj tij.

Thaçi ka thënë se vendimi i Aganit le të jetë ky shembull i sjelljes në pajtim me etikën institucionale, dhe i gatishmërisë për qeverisje të mirë.

"Si president i vendit e mirëpres gatishmërinë dhe vendimin e z. Ferid Agani për t'u liruar nga detyra e ministrit, për t'u lënë organeve të drejtësisë që të kryejnë punën e tyre. Le të jetë ky shembull i sjelljes në pajtim me etikën institucionale, dhe i gatishmërisë për qeverisje të mirë. Kosova është në rrugë të mbarë të integrimit evropian dhe jemi në prag të liberalizimit të vizave. Sundimi i ligjit mbetet jetik për të ardhmen euroatlantike të Republikës së Kosovës. Si president i vendit zotohem para qytetarëve se askush me aktakuza apo të dënuar nuk duhet të jenë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës", ka shkruar Thaçi në Facebook./A.M.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat