Ferizaj rrezikon të mbetet pa pyje, komuna pa strategji për mbrojtjen e tyre

Ferizaj

Ferizaj rrezikon të mbetet pa pyje, komuna pa strategji për mbrojtjen e tyre

Më: 20 qershor 2016 Në ora: 13:35
Prerja e drunjeve

Prerjet ilegale dhe shkatërrimi i pyjeve në Kosovë po vazhdon, pavarësisht masave parandaluese që i përcaktojnë ligjet e vendit.Ky fenomen bën që sektori i pylltarisë të mbetet ndër sfidat më kryesore të punës së autoriteteve, të cilat kanë nën menaxhim sipërfaqet pyjore të Kosovës.

Njëra ndër komunat më të prekura nga këto dëmtime është edhe ajo e Ferizajt, pyjet e së cilës tash e sa vite shkatërrohen e ‘zhduken’ nga kompanitë private të cilat po i shkatërrojnë ato për përfitimit e tyre personale. Komuna e Ferizajt në territorin e saj ka mbi 15 mijë hektarë pyje të larta dhe të ulta, private dhe shtetërore.

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare “Avonet”, në këtë komunë, ka shprehur shqetësimin rreth gjendjes aktuale të pyjeve përreth territorit të Ferizajt. Sipas drejtorit të kësaj organizate, Kenan Gashi, mos koordinimi dhe të njëjtën kohë mos qasja e përcjelljes ose monitorimit të gjendjes ka rrezikuar që të bëhet shpyllëzimi duke pasur parasysh edhe mos vullnetin e drejtorisë përkatëse në komunën e Ferizajt.

Gashi thotë se disa herë ka kërkuar nga kryetari i komunës Muharrem Svarqa që të arrij një strategji për përmirësimin e kësaj gjendje , por që nuk ka marr asnjëherë ndonjë përgjigje konkrete.

Gashi: Komuna nuk po shfaq interesim për ruajtjen e pyjeve

“Ne kemi kërkuar nga kryetari i komunës që të arrij një strategji për të përmirësuar këtë gjendje, por aktualisht mungesa e një strategjie adekuate për një parandalim, do ta rrit mundësin edhe më të keqe se sa ekziston. Që disa muaj ka marr një hov në shpyllëzim dhe natyrisht edhe në rritjen e prerjeve, dhe këtu nuk kemi pa një interesim të komunës në parandalim me rritjen e kontrolleve sa më të shpeshta me rojet e pyjeve, përkundrazi. E krejt kjo e ka rritur edhe degradimin më të madh, sidomos të pjesëve më të larta siç është Jezerca edhe vendet tjera. Ne e kemi shprehur edhe kemi qenë aktiv në këtë fushë duke pasur parasysh se ligji që ekziston aktualisht është një formë që nuk jep mënyrën e menaxhi mit të mirë dhe vetë komuna duhet të kontrolloj dhe duhet të parandaloj një qasje të tillë”,tha Gashi.

Avonet ka kërkuar vazhdimisht edhe nga organet tjera kompetente që të marrin masa ndëshkuese sidomos për ata të cilët janë duke e dëmtuar në vazhdimësi. Ata thonë se në komunën e Ferizajt ka mungesë të madhe të një komunikimi ndër-insitucional. Komuna, Policia dhe Prokuroria sipas Gashit duket që nuk komunikojnë, dhe kjo e rritë mundësinë që dëmtuesve të pyjeve të hapet rruga për manipulime e veprime pa kontrolle.

Gashi, thotë se në takimet e mbajtura me drejtorin e Bujqësisë në komunën e Ferizajt, kanë kërkuar që të fillojnë aktivitete në harmoni me institucionet dhe në harmoni me ligjin , por deri më tani nuk kanë gjetur vullnet të komunës për parandalimin dhe eliminimin e këtyre problemeve.

Ai thotë se është një qasje dhe një veprim shumë i gabuar i kryetarit dhe komunës, ngase vetë k omuna është e obliguar që të udhëheqë dhe kontrollojë gjendjen e pyjeve dhe duhet të harmonizojë aktivitete në mes Agjencisë së Pyjeve, Policisë dhe organeve tjera në mënyrë që të të bëhet parandalimi i dëmtimit dhe zhdukjes së pyjeve në Ferizaj.

Ndërkohë, organizata duke mos gjetur rrugë dhe mbështetje nga komuna e cila do të duhej ta kishte barrë këtë problematik, kanë iniciuar dhe kanë kërkuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt që të rrit politika ndëshkimore për dëmtuesit dhe lëndët të i përcjell një gjyqtarë, për të rritur efikasitetin e punëve. Për këtë, organizata ka pasur përkrahjen e kryetarit të kësaj Gjykate.

Një tjetër alarm rreth gjendjes së pyjeve dhe raportit mbrojtës nga institucionet në Ferizaj, drejtori Rrjetit të Organizatave Joqeveritare Avonet, Kenan Gashi e jep ndaj Policisë së Kosovës.
Ai thotë se mos marrja e masave ndaj kompanive private që po shkatërrojnë pyjet, na qon t ek dyshimi që mund të ketë policë që me kompanitë ilegale kanë një bashkëpunim. Për këtë, Gashi thotë se kanë pasur një rast në vitin e kaluar, për çka edhe ka lajmëruar zyrtarët dhe institucionet tjera të sigurisë në vend.

Gashi: Policia po bashkëpunon me prerësit e pyjeve

“Në vitin 2015 ne kemi hasur në një rast. Kemi pasur informacione nga qytetarët se dëmtuesit e pyjeve lëvizin në orët e hershem të mëngjesit për arsye që ka mungesë të patrullës së policëve, po ashtu, ata kanë njoftuar se ka edhe bashkëpunim me disa prej niveleve të Policisë. Ne e kemi identifikuar atë rast dhe e kemi dorëzuar tek Policia e Kosovës, konkretisht tek stacioni rajonal i Ferizajt, saktësisht te drejtoria. Ne deri më tash nuk kemi marruar asnjë përgjigje konkrete rreth një rasti të ngjashëm, pra kemi arritur që të parandalojmë ndonjë rast të ngjashëm. Prej vitit 2015 deri më tani nuk kemi hasur dhe nuk kemi identifikuar njerëz të tillë, pra në një gjendje në të cilën ekziston një komunikim i tillë mes dëmtuesve dhe policisë, në këtë rast zyrtarëve policor. Identifikimi i këtij rasti e ka rrit mundësinë që Policia të bashkëpunoj edhe më shumë me shoqërinë civile. Ky rast nuk do të thotë që janë krejt pjesëtarët e policisë të tillë, për shkak të një pjesëtari, por është një individ në këtë rast”,tha Gashi.

KosovaPress ka tentuar të marrë një deklaratë nga zëdhënësin e Policisë për rajonin e Ferizajt Agim Gashi, por nuk ka pranuar të flas para kamerës, duke mos pohuar , por as mohuar rastin e lartpërmendur.

Ndërkohë, drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj, Ismet Vranovci tha se gjendja e pyjeve në komunën e Ferizajt sikurse në të gjithë Kosovën është mjaft shqetësuese. Ai tha se stafi i drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, në sektori n e pylltarisë, i ka të punësuar gjithsej 7 roje të pyjeve, 2 teknik, 1 përgjegjës të pyllit dhe zyrtarin administrativ apo juridik. Këta 7 roje kanë 10 pika për ruajtje çka del të jetë shumë e vështir që të menaxhohet e gjithë ky territor.

Vranovci: Mbi 100 vepra penale për kompanitë që bëjnë prerje ilegale

“Në këtë vit rojet e pyjeve së bashku me gjithë stafin e tyre kanë bërë një punë të mirë, ku kanë konfiskuar një sasi të mirë të drunjtëve, gjithashtu kanë konfiskuar edhe mjete motorike siç janë vetura, kamionët, etj. Të gjitha këto mjete janë transportuar edhe janë bartur në vendin ku është depoja për vendosjen e tyre të cilat janë në mënyrë ilegale. Deri më tani sipas informatave dhe raporteve qe i kam nga zyrtari juridik janë ngritur me fletëparaqitje për vepra penale mbi 100 sosh. Unë fola për periudhën që nga janari deri në këto mome nte. Numri është në rënie për arsye se rojet e pyjeve po punojnë edhe ditën edhe natën, punojnë edhe ditëve të vikendit, edhe qytetarët kanë filluar të vetëdijesohen. Por problemet kryesore ne si qytet i Ferizajt i kemi pikërisht nga qytetarët që nuk janë të komunës së Ferizajt, konkretisht të komunës së Suharekës, respektivisht të Maqitevës dhe të Komunës së Shtimes nga fshati Mallapos dhe fshati Petrov”,tha Vranovci.

Përndryshe, Vranovci tha se që në vitin 2014 komuna ka pasur një marrëveshje me Policinë e Kosovës, i cili në vitin e kaluar nuk ka qenë në nivelet e duhura, ndërkohë që këtë vit po ka përmirësime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat