Ky është mesazhi i De Biasit drejtuar lojtarëve të Kombëtares

Futboll

Ky është mesazhi i De Biasit drejtuar lojtarëve të Kombëtares

Më: 18 qershor 2016 Në ora: 17:54
Gianni de Biasi

Gianni de Biasi ka bërë të ditur se u ka thënë lojtarëve se duhet të japin gjithçka në fushë ndaj Rumanisë, nëse duan që të arrijnë diçka historike.

“I kam thënë lojtarëve se nëse duan të bëjnë diçka historike, duhet të japin gjithçka në fushë”, ka deklaruar De Biasi në konferencën për media para sfidës së fundit në Grupin A në Euro 2016.

“Rumania është një rival i fortë, por ne jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe shpresojmë të fitojmë”, shtoi De Biasi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat